Lajmet

Lamtumirë Adobe Flash! Youtube kalon në standartin HTML5

Feb 1 2015
0 Shpërndarje
Lamtumirë Adobe Flash! Youtube kalon në standartin HTML5

youtube-logo-idge-100535933-large

Luftën ndaj Adobe Flash e filloi Apple, ndërsa Google ka në plan ti japë fund njëherë e mire. Kanë kaluar pesë vite që kur Google filloi të ofronte si opsion teknlogjinë HTML5 në Youtube. Tani kjo teknologji do të jetë parësore në përdorim nga platforma mjaft e njohur e transmetimit të videove duke kthyer shpinën njëherë e përgjithmonë Adobe Flash.

Puna për të kaluar në teknologjinë HTML5 ka qenë e gjatë për Youtube, ndërsa tani është e disponueshme në gjithë shfletuesit modern si Firefox Beta, Internet Explorer 11, Google Chrome dhe Safari 8.

HTML5 është një standart i hapur i cili mbështetet nga një llojshmëri paisjesh elektronike dhe platformash që nga shfletuesit, telefonët madje edhe televizorët inteligjentë. Ndërsa Flash, ishte një teknologji në pronësi dhe totalisht në kontroll të Adobe. Pavarsisht se Flash është konsideruar si një standart kyç në shfletimin në ueb, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shfletuesve ose sistemeve operative por që duhej të aktivizohej përmes shtojcave. Dhe për mos të harruar faktin se është një shtojcë, dhe si të gjitha shtojcat e tjera, Flash ka një histori të gjatë plot rreziqe që i kanoste përdoruesve të saj.

Në perspektive, Flash do të mbetet si një opsion për reklamat, uebsitet e vogla të videove dhe për ata vizitorë të Youtube të cilët nuk përdorin një shfletues modern.

Tani me lamtumirën e Flash, Youtube nuk do të trajtojë më videot e saj në uebsite të ndryshme sikur të ishin një objekte Flash. Me këtë njoftim, Youtube nuk po largon terësisht dhe menjëherë teknologjinë Flash, por tani ju mbetet juve të mendoni edhe sa kohë ka ngelur kur kjo të bëhet realitet.

Lajmet e fundit>