Lajmet

Lamtumirë Google, iOS me hartën 3D

May 11 2012
0 Shpërndarje
Lamtumirë Google, iOS me hartën 3D

Apple pritet që të riorganizojë aplikacionin e vet Maps në përditësimin e ardhshëm madhor të sistemit të vet operativ për celularë, iOS, duke u larguar nga shërbimi Google Maps për të ofruar zgjidhjen e vet që do të ofrojë teknologjinë e paraqitjes në 3D të fotografive reale.

Duke cituar burime anonime, me versionin e ri të Maps, John Paczkowski nga All Things D raportoi gjatë ditës së sotme që veçoria e re pritet të zublohet në Konferencën vjetore Mbarëbotërore për Zhvillues  të Apple, e cila pritet të mbahet nga 11 deri më 15 qershor në San Francisko të Kalifornisë. Maps i ri  pritet të dalë në një paraqitje që pritet të bëhet gjatë kësaj ngjarje.

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=mlelVaxctI0&feature=player_embedded’]

“Burimet e përshkruajnë aplikacionin e ri Maps si një sukses të disponueshëm të iOS që do të, në fjalë të njërit, ‘shkund kokën tuaj,’” shkroi Paczkowski. “Unë nuk jam shumë i sigurte se çfarë nënkupton ajo dhe burimi në fjalë ka mohuar të shpjegojë, por ngjason të jetë një referim të një teknologjie të fituar të Apple për hartim të fotorealisitkës në 3D kur bleu teknologjitë C3.”/PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>