Lajmet

Lamtumirë Google Now Launcher

Feb 4 2017
0 Shpërndarje
Google për momentin ka 2 aplikacione launcher në Play Store; Google Now Launcher dhe Pixel Launcher. Në muajt e ardhshëm do të ketë vetëm një. Lamtumirë Google Now Launcher

Sipas një e-mail të dërguar, Google po përgatitet të heqë Google Now Launcher nga Play Store në javët e ardhshme. Megjithatë, telefonat e prodhuar që përdorin Google Now Launcher kanë opsione për të zgjedhur.

Email-i shpjegon se libraria Search Launcher Services, që ka qenë në testim, tani është e gatshme. Kjo është çfarë Sony përdorte për të integruar panelin Google Now në launcher-in e tyre.

Kjo do të thotë se prodhuesit mund të integrojnë panelin Google Now në çfarëdo launcher-i që të duan ato. Disa bërës pajisjesh kanë shitur pajisjet së bashku me Google Now Launcher, duke përfshirë Motorola dhe Nexus.

Pajisjet Ekzistuese munden të vazhdojnë të përdorin Google Now Launcher. Teknikisht do të vazhdojë të përditësohet nga aplikacioni Google. Megjithatë, listimi do të ikë pas tre mujorshit të parë të 2017.

Kjo do të prekë njerëzit që sapo kanë instaluar Google Now Launcher nga Play Store. Ju mund të vazhdoni ta përdorini atë, por mos pritni ndonjë përmirësim të madh. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>