Harduer

Lamtumirë Nokia, mirëserdhe Microsoft Lumia 535

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Lamtumirë Nokia, mirëserdhe Microsoft Lumia 535

lumia53501Nëse po dëshironi një smartfon të parametrave të lartë, telefoni i parë i Microsoft mund të mos jetë ai që ju kërkoni. Ndërsa Lumia 535 shënon edhe lamtumirën përfundimtare të brendit Nokia, ky smartfon nuk ka te krahasuar me atë çfarë Nokia shquhej. Me një proçesor Qualcomm Snapdragon 200 me shpejtësi 1.2 Ghz dhe ekran 5 inç me rezolucion 960 x 540 pixel, telefoni me padyshim është i orientuar për tek niveli ulët i tregut të smartfonëve për nga performanca, duke mos neglizhuar faktin se në bord gjendet Windows Phone 8.1. Kosto tejet e përballueshme prej 110 eurosh është një privilegj që do e gëzojnë edhe shtetet në zhvillim. Ky çmim përkthehet ndryshe në 135 dollar, 85 Paund, 155 dollarë australianë, por që çmimet përfundimtare mund të ndryshojnë për shkak të taksave lokale që implementohen.

Microsoft Lumia 535 do të debutojë në muajin nëntor në Rusi, Ukrainë, Kinë, Indonezi dhe Filipine, ndërsa ata që jetojnë në Australi, Vietnam, Tajlandë dhe disa shtete të pa specifikuara Afrikane do të mund të blejnë këtë telefon nga muaji i ardhshëm. Janari do të sjellë smartfonin në Amerikën Latine, ndërsa në Britani kompania ka premtuar ta sjellë përgjatë tre mujorit të parë të 2015.

Dizajni

Nëse jeni i shqetësuar rreth ndryshimit të dizajnit të telefonëve Lumia pas implementimit të brendit të ri Microsoft, atëherë mos u shqetësoni. Lumia 535, vazhdim i 530, do të qëndrojnë me të njëjtën formulë dizajni si pajisjet aktuale. Kjo e thënë ndryshe, smartfoni ka një pjesë të pasme me material plastike me vija të pastra dhe me kënde të rrumbullakëta. Përfaqëson tërësisht Lumia 530 veçse me përmasa më të mëdha. Ne presim një dizajn të përditësuar kur smartfoni më i mirë i kompanisë të lançohet.

Një telefon 9 mm i trashë, përbën një rehati për tu mbajtur në duart tuaja dhe cepat nuk hyjnë në lëkurën tuaj. Ekrani 5 inç ka një madhësi e cila lehtësisht mund të përdoret me vetëm një dorë. Kapakët e pasmë janë të zëvendësueshëm dhe telefoni është i disponueshëm në disa ngjyra si: jeshile, blu, portokalli, gri, bardhë dhe zi. Microsoft shet edhe një aksesor që shërben si mbështjellëse ekrani i cili ofron edhe një xhep për të ruajtur një kartë krediti. Kjo mbështjellëse nuk është aq impresionuese, por hapësira për një kartë krediti duket mjet mjaft i dobishëm.

Hardueri

Përveç proçesorit katër bërthamësh Snapdragon 200 dhe ekrani 5 inç me rezolucion të ulët, Lumia 535 sjell edhe një kamerë 5 Megapixel në pjesën frontale dhe atë të pasme. Ajo që duket më e veçantë përsa i përket specifikave është memoria RAM prej 1 GB teksa jemi mësuar të shohim vazhdimisht 512 MB RAM në telefonët Lumia. Për të mos harruar edhe 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe mbështetje për microSD me karta deri në 128GB.

Telefoni fuqizohet nga një bateri mesatare 1905 mAh, e cila garanton një ditë të tërë përdorimi. Siç kemi parë në modelet e fundit Lumia, edhe Lumia 535 ofron mbështetje për përdorim me dy karta SIM ku që të dyja mbështetin konektivitet 3G të njëkohshëm, dhe ky është avantazh krahasuar me telefon që ofrojnë 3G vetëm për një kartë SIM.

Perspektiva

Microsoft Lumia 535 nuk është ajo pajisja e mahnitshme që mund të keni pritur, e cila përbën një surprizë më vete sepse telefoni i parë me markën e Microsoft duhej të ishte një shfaqje e vërtetë ku të tregohej më e mira e kompanisë. Në vend të kësaj, ju merrni diçka që kemi parë shpesh herë, megjithëse nuk përbën diçka jo të mirë.

Tregu që shënjestron ky telefon, do të jenë shtetet ku një telefon i parametrave të lartë ka një kosto të pa përballueshme nga shumica e individëve, dhe Lumia 535 është mënyra më e mire për të filluar të përdorimin e një smartfoni pa kosto të lartë. Së shpejti do të ofrojmë një vëzhgim të plotë të telefonit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>