Lajmet

Lançimi i Java 8 shtyhet për vitin tjetër

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Lançimi i Java 8 shtyhet për vitin tjetër

Oracle po përpiqet sërish të shtyjë lançimin e Java 8 për vitin e ardhshëm.

Java Development Kit 8, bazuar në Java Platform, Standard Edition 8, po planifikohej të lançohej në shtator, por arkitekti kryesor i Oracle, Mark Reinhold është shprehur se ky lançim do të vonohet për shkak së punës që po bëhet me disa probleme lidhur me sigurinë.

“Oracle është i vendosur të vazhdojë të punojë për përmirësimin dhe rregullimin e problemeve me sigurinë, të cilat kanë kërcënuar Java-n kohët e fundit.

Për më tepër, ne po planifikojmë të prezantojmë disa veçori të reja për sigurinë.

Janë pikërisht këto dy elemente të cilat kërkojnë më tepër kohë nga inxhinierët. Prandaj, afati për lançimin brenda shtatorit nuk është më i arritshëm.”

Data e pritshme për lançimin e mundshëm të Java 8 do të jetë tremujori i parë i vitit të ardhshëm, ndërsa në shtator do të prezantohet vetëm një version “preview” për t’u vlerësuar nga zhvilluesit.

Ndërkohë, Oracle është duke punuar me Project Lambda, karakteristika më e veçantë e Java SE 8, e cila pritet të përfundohet në fillim të majit, ose tre muaj para afatit të planifikuar. Lambda rrit aftësitë e programimit multicore, duke shtuar karakteristika të reja specifike vetëm për këtë aspekt.

Java SE 9, nga ana tjetër, pritet të lançohet në fillim të vitit 2016, ndërsa më parë ishte planifikuar për vitin 2015. Versioni 9 do të përfshijë Project Jigsaw module system, i cili ishte parashikuar të përfshihej në Java SE 8. (PCWorld Albanian)

java 8

Tags >

Java
Lajmet e fundit>