Harduer

Lançimi i smartfonit Lumia 1520 do të shtyhet për disa javë

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
Lançimi i smartfonit Lumia 1520 do të shtyhet për disa javë

Nokia-Lumia-1520Smartfoni Lumia 1520 i Nokia-s do të lançohet pak javë më vonë se sa pritej, raportojnë burime të Reuters.

Deri tani Lumia , nga deklaratat e bëra jozyrtare, mendohet të ketë një ekran më të madh se 5 inç dhe një kamera PureView 20 megapixel. Sipas burimeve të Reuters, Lumia 1520 ishte lajmëruar se do të lançohej në New York këtë muaj, por është shtyrë me disa javë për shkak të kontratës së Nokia-s me Microsoft-in.

Microsoft-i deklaroi në fillim të shtatorit planet për të blerë pajisjet dhe shërbimet e Nokia-s, plus portofolin me patenta për 7.2 miliardë $.

Kontrata akoma nuk është mbyllur, prandaj Nokia dhe Microsoft janë duke operuar si kompani të ndara. Edhe pse nuk ka një datë zyrtare, sipas fjalëve që qarkullojnë mendohet se më 22 tetor smartfoni do të linçohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>