Harduer

Lançohet Acer Chromebook 13, premton 13 orë bateri

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Lançohet Acer Chromebook 13, premton 13 orë bateri

acer_chromebook_13_nvidiaKompania e njohur Acer ka lancuar produktin më të ri Chromebook 13 i cili premton se mban 13 orë bateri. Përmban Nvidia Tegra K1 SoC dhe vjen në dy versione: një me një ekran 1366×768 pixel që kushton 279 $ dhe versioni tjetër full HD 1920×1080 pixel që kushton 299 $.

Ky do të jetë Chromebook-u i parë i bazuar në Nvidia’s New Tegra K1. Kompania ka premtuar se bateria do të zgjasë 13 orë për versionin me rezolucion të ulët dhe 11 orë për versionin HD. Chromebook 13 është vetëm 18 mm i hollë dhe peshon 1.5 kg. Kompania raporton se tashmë është i disponueshëm vetëm në Amerikë por së shpejti do të jetë dhe në kontinentet e tjera.

Ky version premton një performancë grafike të shkëlqyeshme. Chromebook 13 punon pa zhurmën më të vogël. Tegra K1 u njoh këtë vit për herë të parë pas përdorimit në Xiaomi Mini Pad dhe tabletën Shield të Nvidia. Premton performancë 50 herë më të mirë se Tegra 2. Acer gjithashtu ka lançuar një version C720 te Chromebook bazuar në Intel Core i3 në korrik të këtij viti.

Pajisjet që përmbajnë Chrome’Os të Google kanë një popullaritet të madh në disa vende të botës. Kombinimi i kostos së ulët dhe administrimit të mirë i ka bërë ato shumë të kërkuara sidomos në mjediset edukative. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>