Harduer

Lançohet Acer Chromebook 15, chromebooku-u më i madh i ndërtuar ndonjëherë

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Lançohet Acer Chromebook 15, chromebooku-u më i madh i ndërtuar ndonjëherë

ces-2015Acer i surprizoi të gjithë kur lançoi Chromebook 15 që cilësohet si më i madhi i të gjitha kohërave. Përveç kësaj ai është tepër ekonomik duke qenë se do të shitet me një çmim prej 249 $. Ky laptop mund të jetë i madh, por ai është tepër i lehtë në peshë aq sa mund ta mbash vetëm me një dorë. Në pjesën më të madhe ai është i ndërtuar nga material plastik.

Ekrani ka përmasat 1366×766, por pritet që kompania të ofrojë dhe një version 1080 piksel. Faktikisht Acer ka sjellë në treg një konkurrent të fortë përball Mac Book të Apple dhe në kaq pak kohë ai është cilësuar si një nga Chromebook-ët më të mirë të ndërtuar ndonjëherë. Me një çmim tepër të përballueshëm, vetëm prej 249 $, Chromebook 15 renditet dhe si rival i laptopëve tradicional të cilët nuk kanë rezultuar të suksesshëm kohët e fundit edhe pse çmimet e tyre sa vinë e po ulen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>