Lajmet

Lançohet AOL Reader, disa ditë para mbylljes së Google Reader

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
Lançohet AOL Reader, disa ditë para mbylljes së Google Reader

Vetëm disa ditë para mbylljes së Google Reader, AOL ka lançuar lexuesin e vet RSS në ueb.

Motoja e shërbimit është “Të gjitha uebfaqet tuaja të preferuara, në një vend të vetëm”.

Shërbimi mund të përdoret si në desktop ashtu edhe në pajisjet mobile. Qëllimi është që leximi në internet të bëhet më i thjeshtë, më social dhe t’i përfshijë më tepër njerëzit. Ndërfaqja është jo e ngarkuar, e organizuar mirë dhe mjaft intuitive.

Për më tepër, shërbimi punon shumë shpejt. Për shembull, transferimi i librarisë së Google Reader realizohet shumë shpejt. Gjithashtu, mund të lexoni edhe disa artikuj se si të transferoni të dhënat tuaja nga Google Reader në AOL Reader.

Edhe pse AOL Reader vjen si një produkt i ri, nuk mund të themi se ka ndonjë ndryshim të madh nga shërbimet e tjera. Përmes opsioneve gjeni shpërndarjen në Facebook, Twitter dhe Google+, mundësinë për t’i ruajtur artikujt në mënyrë që t’i lexoni më vonë etj.

Gjithashtu përfshihet edhe një API për zhvilluesit dhe aplikacionet e palëve të treta. Së fundmi, artikujve mund t’i shtoni edhe etiketime për t’i ruajtur në arkiva të ndryshme.

Për momentin regjistrimi bëhet duke dërguar ftesë duke qenë se shërbimi është në fazën beta. (PCWorld Albanian)

aol Reader

Lajmet e fundit>