Lajmet

Lançohet aplikacioni me zë Dragon Mobile Assistant beta për Android

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
Lançohet aplikacioni me zë Dragon Mobile Assistant beta për Android

Dragon Mobile Assistant.Nuance ka përditësuar “Dragon Mobile Assistant for Android” duke i shtuar karakteristika të reja.

Tashmë, versioni beta i aplikacionit, ju lejon të vendosni alarme me zë, të lançoni aplikacione si dhe të luani muzikë.

Të gjitha këto janë opsione të reja që u shtohen atyre ekzistueseve si bërja e telefonatave, marrja e udhëzimeve, përditësimi i statusit në Twitter apo ndezja e celularit përmes përshëndetjes “Hi Dragon”.

Përdoruesit mund të përdorin shprehje si: “Set the alarm to wake me at 6:30 AM”, “I want to listen to Aerosmith!” apo “Open Angry Birds.”

Asistenti personal me zë suporton tashmë edhe pajisjet që operojnë me Android 2.3.

Dragon Mobile Assistant është pjesë e portofolit të aplikacioneve me zë nga Nuance, i cili përfshin edhe programe të tjera si Dragon NaturallySpeaking, Dragon Dictate for Mac, Dragon Assistant for Intel-inspired Ultrabooks, Dragon Dictation, Dragon Go!, Dragon Drive!, Dragon TV, Dragon ID, Dragon Voicemail to Text, dhe Swype. (PCWorld Albanian)

Dragon Mobile Assistant

Lajmet e fundit>