Lajmet

Lançohet aplikacioni Pandora për Windows Phone

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Lançohet aplikacioni Pandora për Windows Phone

Pandora është tashme zyrtarisht e disponueshme për Windows Phone. Versioni që vjen për këtë sistem operativ është i përshtatur mjaft mirë dhe i plotësuar me të gjitha funksionalitetet.

Aplikacioni ka qenë i disponueshëm për Android dhe iPhone prej disa kohësh tashmë. Mbi 75% e dëgjuesve të Pandora-s e kanë aksesuar shërbimin përmes smartfonit apo tabletit, duke përbërë kështu në total 140 milionë përdorues të regjistruar.

Aplikacioni është pa pagesë, pa reklama dhe ofron përdorim pa limit deri në fund të vitit.

Në platformat e tjera aplikacioni ka vendosur së fundmi një limit prej 40 orësh në muaj dhe nëse ky kufi tejkalohet, përdoruesit duhet të paguajnë 0.99 $ për të dëgjuar radio deri në fund të muajit.

Ndërkohë pjesa tjetër e aplikacioni është përshtatur fare mirë me strukturën e Windows Phone. Kanalet e preferuara dhe ato më të dëgjuara ndodhen në menunë kryesore, ndërsa LiveTile ju tregon se çfarë po dëgjoni. Gjithashtu aplikacioni filtron përmbajtjen nëse përdoret me Kid’s Corner.

Kanalet mund të vendosen edhe në ekranin kryesor të smartfonit tuaj. Kanalet që keni dëgjuar më tepër shfaqen më me ikona më të mëdha në aplikacion.

Aplikacionet më të mira për audio dhe muzikë (iOS)

Aplikacionin mund ta shkarkoni përmes dyqanit zyrtar Windows Phone Store. (PCWorld Albanian)

Pandora WP

Lajmet e fundit>