Harduer

Lançohet edhe varianti dual-sim i Samsung Galaxy Note 4

Oct 26 2014
0 Shpërndarje
Lançohet edhe varianti dual-sim i Samsung Galaxy Note 4

samsung_galaxy_note_4_duos_screenKompania Samsung ka lançuar në Kinë variantin më të fundit të Galaxy Note 4, atë dual-sim. Samsung Galaxy Note 4 Duos është listuar në faqen online të kompanisë dhe është i disponueshëm në tre variante: për China Telecom, China Unicom dhe Sim-free.

Sammobile raporton se versioni i zhbllokuar do të kushtojë 5,199 CNY dhe është i përshtatshëm për rrjet 4G LTE. Këta versione kanë disa ndryshime nga versioni normal i Galaxy Note 4. Ndryshe nga Note 4 që ka 32GB memorie, Note 4 Dual vjen vetëm me 16GB. Ndërkohë që Note 4 ngarkohej nga një bateri 3200mAh, versioni dual-sim ka një bateri 3000mAh. Përsa i përket procesorëve dhe karakteristikave të tjera, janë po të njëjtat.

Kjo pajisje do të ketë gjithashtu opsionin Adaptive Fast Charging që sipas kompanisë ka aftësinë ta karikojë telefonin 50% në 30 minuta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>