Lajmet

Lançohet Go Read, alternativa open-source e Google Reader

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
Lançohet Go Read, alternativa open-source e Google Reader

Ashtu si ishte njoftuar edhe më parë nga Google, shërbimi i leximit të titujve të lajmeve Google Reader u çaktivizua.

Ky ka qenë një lajm që ka bërë bujë dhe menjëherë pas tij në internet ka pasur lajme të tjera pafund në lidhje me promovimin dhe prezantimin e alternativave më të mira të këtij shërbimi si p.sh Feedly apo Digg Reader.

Një prej alternativave më të fundit dhe më të ngjashme me Google Reader është Go Read.

Go Read përveç se është një kopje e Google Reader është edhe një platformë open-source. Ky shërbim është në zhvillim e sipër dhe sigurisht ka akoma vend për përmirësim megjithatë ia vlen të provohet nga ata persona që tashmë ishin mësuar me Google Reader dhe nuk kanë shumë dëshirë të kalojnë në platforma të tjera.

Qëllimet e zhilluesit të këtij shërbimi, Matt Jibson ishin:

– Krijimi i një lexuesi RSS me një dizajn të thjeshtë, të ngjashëm me Google Reader dhe me të njejtat komanda tastiere si ky i fundit.

– Krijimi i një faqeje ueb që suportohet edhe nga pajisjet mobile.

– Ofrimi i një shërbimi që ofron importimin me lehtësi të të dhënave nga Google Reader.

– Krijimi i një lexuesi të shpejtë që funksionon pa qenë e nevojshme që të instalohen plugin-e shtesë.

Për t’u regjistruar në Go Read dhe për të përfituar nga të gjitha shërbimet e tij ndiqni këtë link. (PCWorld Albanian)

GoRead

Lajmet e fundit>