Lajmet

Lançohet Google Open Gallery, hapësira e re e adhuruesve të artit

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Lançohet Google Open Gallery, hapësira e re e adhuruesve të artit

searchAdhuruesit e artit do të disponojnë së shpejti një hapësirë të re për të vlerësuar punimet cilësore.

Google ka lançuar shërbimin e ri Open Gallery duke iu ofruar artistëve të rinj, muzeumeve, arkivave dhe galerive mundësinë për të krijuar ekspozita online. Aktualisht shërbimi është i disponueshëm vetëm me ftesë http://www.google.com/opengallery, por së shpejti do të shërbejë si institucioni kulturor online i çdo vepre arti.

Google Open Gallery mund të integrohet në uebfaqet e organizatave duke lejuar përdoruesit të shohin pjesë të ndryshme arti që përfshihen në ekspozitë.

Galeria gjithashtu përfshin një opsion që lejon administratorët e faqeve të shtojnë më tepër informacion rreth ekspozitës duke siguruar kështu detaje të ngjashme me ato që shfaqen në një ekspozitë të vërtetë. Ato muzeume që nuk disponojnë aktualisht një faqe ueb do munden të krijojnë një të tillë nëpërmjet Open Gallery.

Ekspozuesit e parë që janë bërë pjesë e këtij shërbimi e kanë integruar atë tashmë në faqet e tyre. Google po lejon artdashësit që të bëjnë kërkesë për ftesë, megjithatë nuk ka deklaruar ende se sa do të jetë numri i atyre që do të pranojë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>