Lajmet

Lançohet Google Tips, guidë për përdorimin e 13 produkteve të Google

Dec 14 2013
0 Shpërndarje
Lançohet Google Tips, guidë për përdorimin e 13 produkteve të Google

google_tipsGoogle ka lançuar një faqe të re të quajtur Google Tips https://www.google.com/get/googletips/ e cila ofron guida të dobishme për mënyrën e përdorimit të produkteve të ndryshme të Google.

Kompania Google ka menduar që të dizajnojë faqen në formën e kartolinave të vogla, të cilat ofrojnë fillimisht një përshkrim të shkurtër të shërbimit dhe më pas në qoftë se klikohen është e mundur që përdoruesi të mësojë më tepër rreth tij. Secila prej këtyre “kartolinave” mund të publikohet në Google+, Twitter, Facebook ose mund të dërgohen me email.

Faqja aktualisht disponon 13 produkte ku përfshihen: Kërkimi, posta elektronike Gmail, shfletuesi Chrome, sistemi operativ Android, shërbimi i hartave Maps, Docs, hapësira në cloud Drive, dyqani i aplikacioneve Play, Calendar, shërbimi i shënimeve Keep, News dhe rrjeti social Google+.

Për përdorimin e pjesës më të madhe të shërbimeve duhet që përdoruesi të jetë i loguar, por edhe tek ato shërbime ku nuk është e detyrueshme përsëri është e këshillueshme pasi performanca është më cilësore kur njihet përdoruesi.

Janë vetëm katër faqe me këshilla, ndërsa tek faqja e psetë ndodhet një kuti sugjerimi ku përdoruesit mund të përcaktojnë se çfarë mendojnë se Google duhet të shtojë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>