Harduer

Lançohet iPhone në Serbi dhe Liban

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Lançohet iPhone në Serbi dhe Liban

phil-schiller-iphone-einführung-2013Në prezantimin e iPhone 5S dhe 5C në muajin shtator 2013, shefi i marketingut të Apple, Phil Schiller u shpreh se kompania do ta bënte të disponueshëm smartfonin përmes 270 operatorësh mobile deri në fund të vitit të kaluar. Kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi marrëveshjet me disa prej tyre janë ende larg firmosjes së kontratës. Kontrata më e re është ajo trevjeçare e lidhur me operatorin rus Megafon. Ndërkohë, të radhës janë dy kontrata të tjera me dy kompani serbe: Mobile Telephony of Serba dhe Vip Mobile. Nga ana tjetër, kanë dalë fjalë edhe me një marrëveshje të mundshme në Liban.

Mobile Telephony of Serbia e dha lajmin përmes një postimi në Twitter. Por, të njëjtën gjë bëri edhe Vip Mobile, të cilët postuan brenda të njëjtës dite se do të ishin shpërndarës së smartfonit të fundit të Apple. Sipas Vip Mobile, pritet të bëhet ende certifikimi zyrtar i pajisjeve çka do të thotë se do të duhet edhe pak kohë derisa iPhone 5S të shtohet në raftet e kompanisë. Gara mes dy konkurrentëve është e fortë. Vip Mobile është pjesë  e Telekom Austria, e cila i ka bërë tashmë të disponueshëm iPhone-ët e fundit në shumë shtete të tjera ku operon.

Gjithsesi, uebfaqe si 9to5Mac shkruajnë se kontratat me dy kompanitë serbe nuk janë përfunduar ende dhe se negociatat do të vazhdojnë akoma. Ndërkohë operatori kanadez Vidéotron po bëhet gati t’u ofrojë 500 000 klientëve të tij iPhone-ët e fundit. Të interesuarit mund të regjistrohen në listën e informimit për lançimin e smartfonit të fundit të Apple duke vizituar faqen zyrtare. Partnerëve zyrtarë të shpërndarjes së produkteve të Apple nuk do t’i bashkohen vetëm ata nga shtete ku smartfoni nuk ofrohet me kontratë, por edhe nga vende që e kanë tashmë atë në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>