Lajmet

Lançohet loja Pishpirik

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Lançohet loja Pishpirik

Sot në ambientet e Innovation Centre Kosovo në Prishtinë kompania Puntoria Sh.P.K ka lançuar lojën e saj online të quajtur Pishpirik.

Floriment Klinaku, një ndër zhvilluesit e kësaj loje, tha se loja mund të gjendet në Facebook, pra të gjithë ata që kanë llogari në këtë rrjet social mund ta kërkojnë atë në shiritin e kërkimit (search bar) me emrin Pishpirik.

Ideja fillestare e shndërrimit të Pishpirikut në lojë që mund të luhet në Facebook ka qenë e Floriment Klinakut dhe Alket Rexhepit ndërsa realizimin e kësaj ideje në produkt final e kanë ndihmuar Atdhe Konjufca dhe Pëllumb Hasani.

Pishpiriku është lojë e thjeshtë me letra që luhet nga shumica e popujve në Ballkan, ndërsa është po ashtu e lehtë për t’u mësuar. Qasja në lojën Pishpirik është e thjeshtë dhe gjatë luajtjes së saj mund të bisedohet përmes chat-it me lojtarët e tjerë, të dërgohen dhe pranohen dhurata.

Loja Pishpirik ka qenë një ide e vjetër e anëtarëve të Puntorisë, të cilët kanë dashur qëlimisht ta lançojnë këtë produkt të parin, sepse ai sipas tyre paraqet një lidhje emocionale me lojërat që ata i kanë luajtur në të kaluarën.

Sipas Floriment Klinakut një koncept që Puntoria po e zhvillon është formimi i ekipeve dhe mbajtja e kampionateve në Pishpirik.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori norvegjez z. Jan Braathu, i cili uroi ekipin e kompanisë Puntoria për zhvillimin e kësaj loje duke i uruar ata për suksese në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

pishpirik2

Lajmet e fundit>