Lajmet

Lançohet përditësimi i iOS 7.1, sjell disa risi dhe rregullon një sërë problemesh

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Lançohet përditësimi i iOS 7.1, sjell disa risi dhe rregullon një sërë problemesh

Septimius_07_610x436Të hënën, Apple lançoi përditësimin e pritur për iOS 7, versionin iOS 7.1 ku shtohen një numër risish në sistem dhe rregullon një sërë problemesh që janë vënë re nga përdoruesit. Me iOS 7.1, Apple gjithashtu ka përditësuar Siri, iTunes Radio dhe sensorin e shenjës së gishtit për identifikim. Kompania është përpjekur që ta bëjë më të rrjedhshëm sistemin e operativ për të punuar më mirë në iPhone 4, ka shtuar disa ndryshime në ndërfaqen e përdoruesit dhe gjithashtu përmirësime ka edhe në qëndrueshmërinë e sistemit. Përditësimi është i disponueshëm që nga dje dhe duke filluar nga java tjetër, vetë sistemi do të nxjerrë një lajmërim për përdoruesit që të bëjnë përditësimin.

iOS 7.1 është përditësimi i parë i madh nga Apple që nga lançimi i sistemit në shtator, para gjashtë muajsh. iOS 7 u prezantua fillimisht në qershorin e kaluar në konferencën e zhvilluesve të Apple. Risitë që solli iOS 7 në shtator i lanë pa frymë, si zhvilluesit ashtu edhe përdoruesit. Rreth 83% e pajisjeve Apple e shkarkuan iOS 7, por sistemi nuk mund të përditësohet në iPhone më të vjetër se iPhone 4. E njëjta gjë vlen edhe për iOS 7.1.

Siri në iOS 7 kuptonte që përdoruesi ka mbaruar bisedën telefonike kur nuk njeh tinguj njerëzorë për disa sekonda. Kjo gjë mund ta ngatërrojë asistentin dixhital, prandaj në iOS 7.1 është bërë një verifikim i dyfishtë. Përdoruesit mund të mbajnë shtypur butonin Home në iPhone dhe në momentin që e lëshojnë, Siri kupton që ka mbaruar biseda. Opsioni është i diponueshëm në të gjitha gjuhët për Siri.

Edhe iTunes Radio i ka marrë disa arnime. Ka një fushë të re kërkimi që u lejon përdoruesve që të krijojnë stacione bazuar në këngët apo artistët e tyre të preferuar. Përdoruesit mund të blejnë albume shumë lehtë nga iTunes Radio, në vend që të blejnë këngë individuale. Gjithashtu, tashmë është bërë e disponueshme që përdoruesit të mund të regjistrohen në iTunes Match edhe nga iPhonët e tyre, e jo vetëm nga kompjuteri.

Ndryshime vijnë edhe në kalendar. Në pamjen mujore të kalendarit, përdoruesit mund të zgjedhin që të shohin edhe ç’ka kanë regjistruar për të bërë gjatë ditës, si takimet ditore. Skaneri i Touch ID është rregulluar pakëz e prandaj do të jetë më e lehtë për përdoruesit që të mund të klikojnë në data të ndryshme në kalendar.

Përditësimi i kamerash është më shumë specifikisht për përdorues të iPhone 5S. Kjo sepse 5S përdor procesorin e ri A7, ndërkohë që iPhonët e tjerë kanë procesor më të dobët. HDR do të aktivizohet automatikisht kur të jetë nevoja me anë të përditësimit.

Përditësimi mbase më interesant është Car Play. Kjo risi u prezantua nga Apple javën e kaluar në Geneva Motor Show dhe lejon përdoruesit që të lidhin iPhone e tyre me ekranin me prekje të makinës. Funksionon vetëm me iPhone 5 ose më të rinj, por ekrani me prekje i makinës jep mundësi përdoruesve që të kenë një ndërfaqe të ngjashme me sistemin iOS, por shumë më të thjeshtuar. Për shkak të kujdesit për sigurinë gjatë ecjes me makinë, Apple ka bërë disa kufizime duke u lënë përdoruesve liri vetëm në përdorimin e hartave, mesazheve, muzikës dhe Siri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>