Harduer

Lançohet përditësimi i sistemit Android Jelly Bean 4.2.2 për HTC One

Jul 3 2013
0 Shpërndarje
Lançohet përditësimi i sistemit Android Jelly Bean 4.2.2 për HTC One

HTC ONESipas Android Central, HTC sapo ka lançuar një përditësim të sistemit Android jelly Bean 4.2.2 për smartfonët HTC One.

Përditësimi fillimisht është aplikuar për përdoruesit në Taiwan duke qenë se kjo është edhe vendndodhja e kompanisë HTC. Së shpejti pritet të publikohet edhe lançimi zyrtar i kompanisë.

Paketa e përditësimit prej 456 MB përmban një numër të konsiderueshëm ndryshimesh ku dallojnë:

– Dizajn i ri, i përmirësuar i faqes së parë të ekranit.

– Menuja Settings mund te aksesohet më shpejt

– Në menunë e lajmërimeve shfaqet tashmë edhe përqindja e baterisë.

Shumë shpejt pritet që ky shërbim të lançohet edhe për përdoruesit e vendeve të tjera, bëhet fjalë vetëm brenda pak javësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>