Lajmet

Lançohet PIPE, aplikacioni që shërben për transferimin e dokumentave deri në 1GB në Facebook

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
Lançohet PIPE, aplikacioni që shërben për transferimin e dokumentave deri në 1GB në Facebook

Është lançuar aplikacioni PIPE, që do të mundësojë shpërndarjen në Facebook të dokumenteve që kanë nevojë për shumë hapësirë memorie pasi kjo gjë aktualisht nuk është siguruar nga vetë Facebook.

PIPE është shumë i thjeshtë në përdorim pasi mjafton thjesht vendosja e dokumentit duke e tërhequr (drag & drop) në aplikacion dhe i kalohet menjëherë marrësit.

Në lidhje me këtë Simon Hossell, CEO i PIPE është shprehur: “Kemi punuar shumë për të bërë aplikacionin kaq të thjeshtë në përdorim. Kemi mundur të fshehim pjesën teknologjike në të”.

Aplikacioni funksionon për çdo skedar deri në 1 GB, hapësirë e mjaftueshme për 15 orë muzikë apo një film jo shumë të gjatë. Veprimi realizohet shumë shpejt në kohë reale dhe në rast se miku që dëshironi t’i dërgoni diçka nuk është on line skedari ruhet për t’u dërguar sërish në një hapësirë të veçantë që quhet “locker” dhe ruan deri në 100 Mb. Fatmirësisht numri i locker-ave nuk është i kufizuar.

E rëndësishme është që skedarët nuk shkëmbehen midis llogarive në Facebook, por transferohen menjëherë në kompjuter që do të thotë se përdorimi i këtij aplikacioni është shumë i sigurt.

Aplikacioni është i disponueshëm në Facebook App Center dhe është e nevojshme që t’a ketë vetëm dërguesi. Kjo do të thotë se ai do të përhapet menjëherë pasi në momentin që marrësi shkarkon dokumentin që i është dërguar automatikisht do të shkarkojë dhe aplikacionin. (PCWorld Albanian)

pipe

Lajmet e fundit>