Lajmet

Lançohet portali i ri i punësimit on line nga Bashkia e Tiranës

May 2 2013
0 Shpërndarje
Lançohet portali i ri i punësimit on line nga Bashkia e Tiranës

bashkia e tiranesTeknologjia çdo ditë e më tepër po ju vjen në ndihmë shqiptarëve për të përmirësuar jetën e tyre duke qenë se ky është edhe funksioni kryesor i saj.

Këtë herë bëhet fjalë për lançimin e një portali të ri ueb nga Bashkia e Tiranës me qëllim punësimin e sa më shumë shqiptarëve.

Ky portal u bë i disponueshëm për të gjithë ata që kërkojnë punë që ditën e djeshme duke shërbyer kështu si një rrugë e re komunikimi midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

Sipas kryebashkiakut Basha i cili prezantoi lançimin e këtij projekti momentalisht 9 kompani kanë pranuar të publikojnë ofertat e tyre në këtë portal dhe pritet që në ditët në vazhdim ky numër të rritet në 15.

Numri i vendeve të punës të disponueshme është 805 dhe këtu mbulohen plot 15 kategori profesionesh të ndryshme.

Tashmë për të gjithë ata të rinj ose qytetarë në kërkim të një vendi pune ekziston një mënyrë e re eksplorimi në tregun e punës.

Linku i këtij portali është: http://portalipunesimit.tirana.gov.al. Orientimi dhe regjistrimi në këtë faqe është shumë i lehtë duke qenë se dizajni i faqes është shumë i thjeshtë. (PCWorld Albanian)

Portali

Lajmet e fundit>