Harduer

Lançohet Samsung Galaxy Note 4

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Lançohet Samsung Galaxy Note 4

samsung-unpacked-galaxy-note-4-12_2040.0.0_standard_1025.0Samsung lançon modelin më të fundit të linjës së saj Galaxy Note. Smartfoni Note 4 është një model i përmirësuar i Note 3, një përditësim ky që sjell funksionalitete shtesë, por pa ndonjë ndryshim drastik në pamjen e pajisjes. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën nga fundi i këtij viti.

Një tjetër prezantim i rëndësishëm i Samsung ditën e djesme ishte edhe Galaxy Note Edge. Por Note 4 mbetet një pajisje e rëndësishme për kompaninë pasi ofron më të mirën e harduerit dhe dizajnit në një produkt të vetëm. Po ashtu mbetet shansi më i mirë për të qëndruar përballë iPhone me ekran të madh që pritet të vijë këto ditë të para të shtatorit.

Nëse keni ndjekur informacionet e rrjedhura rreth Note 4 muaj më parë do të vini re se produkti i Samsung nuk është aq larg parashikimeve. Ekrani është Quad HD, proçesori është më i shpejtë, kamera ka më shumë megapixel dhe softueri është më i ri. Skaneri i shenjave të gishtërinjve si dhe monitori i rrahjeve të zemrës janë po ashtu përfshirë në Note 4. Kamera e pasme prej 16 Megapixel vjen më një stabilizim optik, ndërsa kamera frontale sjell aftësi të reja për kapjen e imazheve në dritë të pakët.

Risia më e madhe Note 4 është metali i ri i përdorur rreth smartfonit. Kjo gjë është parë fillimisht tek Galaxy Alpha pak javë më parë. Ekrani i ri Quad HD është fantastik duke sjellë një shkëlqim më të mirë tek Note 4 dhe një rezolucion 2560 x 1440 ngjashëm me LG G3. Në brendësi të smartfonit qëndron një procesor Quad Core ose Octa Core dhe varet nga tregu. Po ashtu smartfoni përmban 3 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të dhënash. Po ashtu ka mbështetje për microSD dhe një bateri prej 3,220 mAh që mund të ngarkohet nga 0 në 50 % për 30 minuta. Samsung Galaxy Note 4 vjen me Android 4.4.4 KitKat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>