Harduer

Lançohet smartfoni HTC Desire 820s me 64 bit

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Lançohet smartfoni HTC Desire 820s me 64 bit

htc_desire_820s_china_weibo_officialKompania HTC, të martën ka prezantuar një variant të serisë Desire i cili pritet të jetë smartfoni HTC Desire 820s, në llogarinë e saj Weibo. Ajo akoma nuk ka bërë të njohur çmimin apo datën se kur do të hidhet në treg.

Desire 820s ka afërsisht të njëjtat specifika me Desire 820, përveç pranisë së procesorit 64bit, 1.7GHZ octa-core MediaTek MT6752 me 2GB RAM në vend të 63bit octa-core Qualcomm Snapdragon 615 të Desire 820. Ky smartfon mbështet rrjetin 4G LTE, është dual-sim dhe përdor sistemin operativ Android 4.4 KitKat. Ai ka një ekran 5.5 inç HD dhe dy kamera 13 dhe 8 megapixel ashtu si tek Desire 820. Hapësira e memories 16GB mund të zgjerohet me mikro kartë memorie. Opsione të tjera të lidhjes përfshijnë Wi-Fi, FM Radio, Bluetooth, GPRS/EDGE, GPS/A-GPS, 3G dhe 4G LTE. Fillimisht Desire 820s është prezantuar në eventin e IFA në shtator të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>