Harduer

Lançohet smartfoni HTC Desire Eye me kamera për selfie 13 megapixel

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Lançohet smartfoni HTC Desire Eye me kamera për selfie 13 megapixel

htc_desire_eyeKompania HTC të mërkurën lançoi smartfonin e saj më të ri, Desire Eye i cili vjen me një kamerë 13 megapixel në pjesën e përparme si pasojë e trendit “selfie” që na ka pushtuar të gjithëve. Përveç faktit se ty telefon do të jetë ekskluziv për AT&T, nuk ka akoma asnjë informacion për çmimin apo datën se kur do të hidhet në treg.

HTC Desire Eye i fokusuar në “selfie”, ka një kamerë të përparme 13 megapixel me lente 20mm ashtu si dhe ajo e pasmja dhe janë të dyja të pajisura me flash LED. Ja vlen të përmendet që ky smartfon me sistem operativ Android 4.4 KitKat është i vetmi në llojin e tij me një rezolucion kaq të lartë në kamerën e përparme.

Desire Eye është gjithashtu i pajisur me IPX7, i dizenjuar për ti rezistuar ujit për 30 minuta. Përkrah këtij smartfoni janë lançuar dhe 2 aplikacione për kamera të quajtura Eye Experince dhe HTC Zoe, një aplikacion për modifikim e videove. HTC Zoe së shpejti do tu bashkohet dhe smartfonave HTC One, M7, HTC One M8,HTC One Mini, HTC One Max, HTC Desire etj, gjithashtu dhe atyre Android dhe iOS.

Përsa i përket veçorive të tjera, HTC Desire Eye ka një ekran 5.2 inç full HD LCD, procesor Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM, 16GB hapësirë memorie dhe bateri Li-Po 2400maH. Ai ka përmasa 151.7×73.8×8.5mm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>