Harduer

Lancohet smartfoni Lenovo Vibe X2 me procesor 2GHz octa-core

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
Lancohet smartfoni Lenovo Vibe X2 me procesor 2GHz octa-core

lenovo_vibe_x2_indiaKompania Lenovo ka lançuar në tregun Indian, produktin e saj më të ri, smartfonin e quajtur Lenovo Vibe X2. Që nga dita e hënë, ky smartfon do të jetë i disponueshëm në dyqanin online Flipkart me një çmim prej 19.999Rs. Ai u prezantua fillimisht në eventin e IFA.

Vibe X2 mund të përdoret me dy karta dhe përdor sistem operativ Android 4.4 KitKat. Ai fuqizohet nga procesori 2GHz octa-core MediaTek MT6595 të shoqëruar me 2GB RAM dhe nga një bateri 2300mAh. Ky telefon ka 32 GB memorie dhe kamera 13 dhe 4 megapixel. Vibe X2 ofron mbështetje për 4G LTE, Wi-Fi 802.11, Bluetooth dhe Micro USB. Përmasat janë 140.2×68.6×7.27mm dhe peshon 120 gram. Kompania gjithashtu lançoi dhe setin ‘Vibe Xtensions’ ku përfshihet një bateri dhe kufjet të specifikuara për Vibe X2, por pa përmendur një cmim.

Lenovo akoma nuk ka hedhur në treg pajisjen me 64 bit Vibe Z2, pavarësisht se kjo është prezantuar më përpara se Vibe X2. Disa nga specifikat e Vibe Z2 priten të jenë: ekrani 5.5 inç HD, Android 4.4 KitKat, procesor Qualcomm Snapdragon 1.2GHz, kamera 13 dhe 8 megapixel dhe bateria 3000mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>