Harduer

Lançohet tableti Lenovo A8-50 me ekran 8 inç

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
Lançohet tableti Lenovo A8-50 me ekran 8 inç

lenovo_a8_50_official_redKompania Lenovo “qetësisht” ka lançuar serinë më të re A të tabletave A8-50 për 17.999Rs. Tashmë ky tablet mund të blihet në dyqanet online të kompanisë ose nga palët e treta të autorizuara. Lenovo A8-50 kryen dhe funksionin e një telefoni duke qenë se mund të mbajë një kartë SIM. Aktualisht ai përdor Android 4.2 Jelly Bean, por kompania ka deklaruar se së shpejti do të avancohet me Android 4.4 KitKat.

Ky tablet ka një ekran 8 inç HD, 1280×800 pixel me 10 pika multitouch dhe një procesor quad-core 1,3GHz MediaTek të shoqëruar nga 1GB RAM ashtu si dhe tek tabletët Lenovo A7-30 dhe A7-50. Është gjithashtu i pajisur me 16 GB hapësirë memorie dhe dy kamera 5 dhe 2 megapixel. Përsa i përket opsioneve të tjera ajo përfshin lidhje Wi-Fi, Bluetooth 4.0, 3G, Micro-USB, GPS/A-GPS, GPRS/EDGE dhe radio FM.

Lenovo A8-50 ngarkohet nga një bateri 4200mAh e cila ka një kohë përdorimi 11 orë, dhe peshon 360 gram dhe ka përmasa 136x217x8.95 mm. Ky version vjen në 4 ngjyra: blu, të bardhë, të kuqe dhe të verdhë dhe mund të blihet dhe në Flipkart për 17.490Rs. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>