Harduer

Lançohet tableti “Python S3” që funksionon me tre sisteme operative njëkohësisht

May 18 2013
0 Shpërndarje
Lançohet tableti “Python S3” që funksionon me tre sisteme operative njëkohësisht

Vitin e kaluar kemi vënë re përhapjen e gjerë të tabletëve me sistem Linux, por deri tani nuk ka qenë e zakonshme përhapja e pajisjeve mobile me tre sistem operative.

Kompania italiane Ekoore ka lançuar para pak ditësh Python S3, një tablet që funksionon me tre sisteme operative: Ubuntu Linux, Android dhe Windows 8.

Në uebfaqen e Ekoore-s shkruhej: “Seria e tabletëve Python lindi me qëllim unifikimin e tre sistemeve të ndryshme operative në një tablet të vetëm.

Komponentët e kësaj pajisjeje janë rezultat i një përzgjedhjeje të kujdesshme për të siguruar kompatibilitet të plotë midis tre sistemeve.”

Parametrat kryesore të këtij sistemi janë: procesor Intel dual-core 847, sistem Android 4.2, Ubuntu dhe Windows, monitor 11.6 inç me rezolucion 1366×768, i cili siguron integrim perfekt me aplikacionet dhe në mënyrë specifike me të gjithë sistemet operative. Ndërkohë memoria kryesore RAM është 8 GB dhe ka një memorie SSD prej 128 GB.

Këto parametra lejojnë edhe ekzekutimin e softuerëve të komplikuar të cilët janë zhvilluar për sistemet Linux dhe Windows. Ubuntu për këtë tablet është në versionin 13.04 dhe përfshin opsione të shumta që suportojnë përdorimin si të ekranit me prekje po ashtu edhe të tastierës.

Python S3 është i disponueshëm në Itali me çmimin 599 Euro dhe në SH.B.A mund të sigurohet për 770$. (PCWorld Albanian)

tablet.jpg

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>