Lajmet

Lançohet tema e errët e Outlook.com

Jul 25 2018
0 Shpërndarje
Ky modalitet i ri i errët, i përhershëm mund të aktivizohet nga nyja e Cilësimeve të shpejta, dhe vetëm punët aktuale funksionojnë me temën blu të paracaktuar. Lançohet tema e errët e Outlook.com

Një tjetër zhvillim I ri ka ardhur nga Microsoft, e cila  po prezanton sot një modalitet të errët në shërbimin e postës elektronike Outlook.com të kompanisë. Për shumë, ky modalitet mund të ngjajë i njohur pasi krijuesi i softuerëve njoftoi modalitetin e errët më parë këtë muaj dhe  gjithashtu, vitin e kaluar prezantoi një version të përkohshëm për Halloween.

Ky modalitet i ri i errët, i përhershëm mund të aktivizohet nga nyja e Cilësimeve të shpejta, dhe vetëm punët aktuale funksionojnë me temën blu të paracaktuar.

Është shumë më e rafinuar se mënyra e Halloween, me më shumë pamje gri se sa e zezë. Modaliteti i errët për Outlook.com është një nga veçoritë më të kërkuara për shërbimin e postës elektronike të Microsoft, dhe kompania thotë se sintonizoi prototipin e Halloween duke ridizenjuar ngjyrat dhe kodin “multiple times” para se ta lançonte atë sot.

Outlook.com tani përdoret nga më shumë se 400 milionë përdorues aktivë dhe Microsoft kohët e fundit lançoi një dizajn të ri dhe veçori për seksionet e kalendarit dhe kontakteve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>