Lajmet

Lançohet veçoria #AmazonCart, një mënyre e re për të blerë pa u larguar nga Twitter

May 6 2014
0 Shpërndarje
Lançohet veçoria #AmazonCart, një mënyre e re për të blerë pa u larguar nga Twitter

shopping-carts-786x305Amazon ka lëshuar një veçori të re mjaft tërheqëse të quajtur #AmazonCart, e cila bën të mundur të shtoni produkte të Amazon në “shportën” tuaj pa u larguar nga Twitter. Për të përdorur këtë veçori, fillimisht u duhet të ndërlidhini llogaritë në Twitter dhe Amazon, të cilën ju mund ta bënë përmes cilësimeve në rrjetin tuaj social.

Më pas, duhet të bëni një kundër përgjigje #AmazonCart në çdo cicërimë që përmban një link të një produkti të Amazon dhe menjëherë do të shtohet në “shportën” tuaj të blerjeve. Për blerësit në Mbretërinë e Bashkuar shërbimi quhet #AmazonBasket. Kjo veçori është e disponueshme vetëm në SHBA dhe Britani për momentin.

Është me rëndësi të vëmë në dukje se kjo veçori nuk bën të mundur që ju të blini menjëherë një produkt, kjo thjesht e ruan në llogarinë tuaj në Amazon për ta bërë pastaj porositjen për blerje nga Amazon. Ju do të merrni një e-mail dhe një cicërimë kundërpërgjigjeje nga Amazon, duke ju treguar për statusin e kërkesës suaj. Më poshtë mund të shikoni edhe videon zyrtare të Amazon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>