Lajmet

Lançohet versioni i aplikacionit Shazam për sistemin Windows Phone 8

Jun 2 2013
0 Shpërndarje
Lançohet versioni i aplikacionit Shazam për sistemin Windows Phone 8

Me hapa të ngadaltë por të sigurt, shumë prej aplikacioneve që konsiderohen të rëndësishme në platformat e tjera po sigurohen edhe për sistemin Windows Phone 8.

Një prej aplikacioneve më të fundit është edhe Shazam, i cili tashmë disponon funksionalitete të reja dhe një dizajn të përditësuar.

Ashtu si mund të shihet edhe nga fotot dizajni i ri është në përputhje të plotë me dizajnin e Windows Phone. Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë dhe mundëson gjetjen e një numri të pafundëm mediesh si p.sh këngësh, shfaqjesh televizive apo reklamash, pikërisht këtë Shazam e quan si procesin e vet identifikues. Është e mundur që të përdorni Shazam edhe direkt nga ekrani duke përshpejtuar këtë proces për përdoruesit.

Pavarësisht se Shazam identifikon lloje të ndryshme mediash muzika ka qenë specialiteti i këtij aplikacioni. Pasi identifikohet një këngë e caktuar përdoruesit mund të kalojnë direkt në Xbox Music ose në Nokia Music në rast se disponojnë një telefon Lumia dhe mund t’a blejnë menjëherë atë këngë.

Aplikacioni ofron gjithashtu tekste këngësh si dhe është e mundur që mediat e identifikuara të ndahen me miqtë nëpër rrjete të ndryshme sociale. Aplikacioni lokalizon vendndodhjen dhe përditëson listën lokale me këngët e gjetura çdo 30 minuta.

Versioni i ri i Shazam mund të shkarkohet në këtë link. (PCWorld Albanian)

shazam

Lajmet e fundit>