Lajmet

Lançohet zyrtarisht Internet Explorer 11 për Windows 7

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Lançohet zyrtarisht Internet Explorer 11 për Windows 7

techshortly1Më në fund Microsoft ka lançuar versionin e qëndrueshëm të shfletuesit Internet Explorer 11 për sistemin operativ Windows 7.

Tashmë IE 11 është i disponueshëm pa pagesë për të gjithë përdoruesit e Windows 7 në mbarë botën. Kalimi në këtë version do të kryhet automatikisht në javët në vazhdim për të gjithë përdoruesit e Windows 7.

Në qoftë se jeni duke përdorur versionin Internet Explorer 11 për zhvilluesit ose versionin paraprak të lançimit (Release Preview), tashmë mund të shkarkoni versionin e qëndrueshëm nga faqja zyrtare e Microsoft-it.

Fillimisht ky version ishte i disponueshëm vetëm për përdoruesit e Windows 8.1, por tani Internet Explorer 11 ofrohet edhe për përdoruesit e Windows 7 me një performancë të përmirësuar, me nivel më të lartë sigurie, privatësie dhe besueshmërie. Shfletuesi ofron një performancë të avancuar JavaScript dhe suporton adaptim, fleksibilitet dhe siguri.

Sipas Microsoft, IE 11 për Windows 7 është 9% më i shpejtë sesa IE 10 i cili është 30% më i shpejtë sesa shfletuesi konkurrent më i afërt me të. IE11 është përshtatur shumë edhe për zhvilluesit duke ofruar suport për standardet moderne të uebit dhe përshpejtimin e harduerit që mundësojnë një klasë të re aplikacionesh si dhe navigim më të shpejtë.

Parametrat e nevojshëm të sistemit për instalimin e IE 11

– Windows 7 ose version më i ri

– Proçesori: 1GHz ose më i shpejtë që suporton PAE, NX dhe SSE2

– RAM: 1GB (32-bit) ose 2GB (64-bit)

– Hapësira e Hard Diskut: 16 GB (32-bit) ose 20 GB (64-bit)

– Karta grafike: pajisja grafike Microsoft DirectX 9 me driver WDDM

– Akses ndaj internetit Shkarkoni IE 11 duke klikuar këtu.

Lajmet e fundit>