Harduer

Lançohet zyrtarisht smartfoni HTC One (M8)

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Lançohet zyrtarisht smartfoni HTC One (M8)

HTC_One_M8Kompania HTC ka prezantuar zyrtarisht pajisjen e cila është komentuar dhe përfolur më shumë në këto kohë dhe bëhet fjalë për smartfonin e saj më të mirë, HTC One (M8). Pajisja ashtu siç lë për të kuptuar edhe emrin i saj, është pasardhësi i origjinalit HTC One dhe mban të njëjtin dizajn, më të njëjtin “trup” metalik.

Specifikat e harduerit përfshijnë një ekran Full HD (1920 x 1080 pixels) 5 inç IPS, një procesor quad core 2.3 Ghz Qualcomm Snapdragon 801 dhe 2 GB RAM. Ndryshe nga gjenerata e parë e kësaj linje smartfonësh, pajisja e re vjen me mbështetje për microSD për karta deri në 128 GB bashkë me hapësirën prej 16 ose 32 GB që ka vetë smartfoni. Po ashtu ka edhe 50 GB hapësirë falas në Google Drive, ndërsa mbështet edhe nano-SIM gjithashtu. Modeli 16 GB do të ofrohet në Evropë, por në Azi dhe SHBA do të ofrohet vetëm modeli 32 GB sipas komenteve të një zëdhënësi. Për më tepër, versioni në shitje në Kinë do të ketë një procesor 2.5 Ghz dhe jo 2.3 Ghz.

Veçoritë e reja

Disa nga ndryshimet më të mëdha mes dy gjeneratave janë të reflektuar në aftësitë e reja të kamerës, si në harduer edhe në softuer. Megjithëse kamera është e njëjta 4 Megapixel që HTC e quan “UltraPixel” ngaqë pixelat janë më të mëdhenj se në kamerat tjera dhe kapin më shumë dritë, tashmë ajo quhet Kamera Duale ngaqë ka edhe një kamër shtesë lart asaj kryesores. Funksioni i kamerës së dytë është të reagojë si një sensor për të kapur më tepër informacion dhe t’iu lejojë të bëni ndryshime të caktuara në imazh për tu aplikuar më pas.

Disa nga veçoritë dhe efektet e reja të kamerës janë: Funksionaliteti 3D i quajtur Dimension Plus, Zoom Blur që ju lejon të vendosni blur tek imazhet ose të përdorni fokusin selektiv përpara kapjes së imazheve për të nxjerr në pah një objekt. Po ashtu ka edhe një numër të caktuar efektesh tjera si “dëbora” në imazh ose “gjethet”, ngjashëm me veçorinë Google Auto Avesome.

HTC_One_M8__featuresGraham Wheeler, Drejtor i Komercializimit të Menaxhimit të Produkteve tek HTC-ja tha se kompania ka ribërë “UltraPixel-at” për të funksionuar me Image Signal Processor (ISP), një veçori kjo e çipeve Qualcomm. Rezultatet në fund, të paktën në teori duhet të tregojnë imazhe më të pastra, më të qarta dhe cilësi mjaft më të mirë. “Kjo bën të mundur që të kapni imazhe më të detajuara në çfarëdolloj ekspozimi ndaj dritës, dhe një nga kritikat që u përfolën për paraardhësin janë imazhet më pak cilësore në dritë, dhe shumë cilësore në mungesë të dritës. Ky rregullim jep detaje të imazheve në çdo ambient me dritë apo pa dritë”, tha Wheeler.

Bateria e HTC One tashmë është 2600 mAh nga 2300 mAh që ishte në versionin e shkuar me një veçori për mbushje të shpejtë deri në 80 % brenda një ore. Pavarësisht se është pak më e madhe se bateria e versionit të kaluar, akoma mbetet pas atyre baterive që janë në Samsung Galaxy S5 (2800 mAh) ose Sony Xperia Z2 (3200 mAh).

HTC gjithashtu ka përfshirë edhe disa veçori përsa i përket “zgjimit” të pajisjes ngjashëm me ato në Motorola Moto X. Për shembull, prekja e dyfishtë mbi ekran do ju tregojë orën, tërheqja mbi ekran nga majtas djathtas do të lançojë aplikacionin BlinkFeed, tërheqja nga e djathta do të hapi aplikacionet për ndërfaqen Home. Kamera gjithashtu mund te lançohet shpejt duke përdorur butonat e volumit dhe është i vetmi funksion që lançon kamerën nëse smartfoni është i mbrojtur me kod.

Kompania thotë se ka punuar gjithashtu për të përmirësuar cilësinë e zërit për bokset e dyfishta BoomSound. Kjo rezulton në 25 % më shumë volum zëri sesa paraardhësi dhe kompania tashmë ka larguar brandin Beats Audio këtë herë.

Softueri

HTC One (M8) mban Android KitKat 4.4 dhe vjen me versionin e ri të HTC Sense 6.0 që është përditësuar me fokusim tek ndërfaqja BlinkFeed. Përsa i përket furnizuesit, zhvilluesit kanë punuar shumë për të kombinuar elementët për t’iu përshtatur ndërfaqes dhe të duket më fantastik dhe më i bukur. Çdo gjë është përshtatur për përmbajtjet e reja dhe mundësitë për të shtuar përmbajtje .

BlinkFeed-730x468Gjithashtu kur ju hapni një artikull të ri do të keni një numër sugjerimesh rreth temës së artikullit ndryshe nga vetëm një sugjerim që ka qenë përpara. Për ti afruar përdoruesit për të përdorur BlinkFeed, ai mund të ndërlidhet me Google+ dhe Facebook për një personalizim të sugjerimeve të përmbajtjes. Nëse ju nuk e pëlqeni BlinkFeed ju mund ta hiqni pa asnjë problem. Një tjetër ndryshim janë butonat në ekran të cilët mund të lëvizen ndryshe kur më parë qëndronin në një anë të logos. 

Falë disa sensorëve, pajisja gjithashtu mund të gjurmojë numrin e hapave duke përdorur një aplikacion të preinstaluar Fitbit pa qenë nevoja për të përdorur brandin e tyre. Është më pak i saktë sesa aplikacioni i dedikuar Fitbit ngaqë vetëm gjurmon se ku e dërgoni ju telefonin.

Perspektiva

Kompania HTC ka deklaruar se pajisja e re do të jetë e disponueshme globalisht në tre ngjyra, “Ari, Argjendi dhe Gri Metalike”. Përpara lançimit, distributori me pakicë në Britani Carphone Warehouse tha se pajisja do të jetë e disponueshme menjëherë pas përfundimit të eventit, megjithëse çmimi nuk u bë i ditur.

HTC One M8, si smartfoni më i mirë i kompanisë do ti duhet të përballet me Galaxy S5, pasardhësin e iPhone 5S, Sony Xperia Z2 dhe çdo pajisje tjetër e parametrave elite në treg. Si një përditësim madhor fokusuar kryesisht në funksionet të rëndësishme si Kamera dhe Zëri, sesa tek sensorët biometrik apo rezistenca ndaj ujit siç kanë barë konkurrentët, kësaj pajisje do ti duhet funksionojë përsosmërisht nëse që të rezultojë një sukses i vërtetë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>