Softuer

Lansohet 2010 Fifa World Cup

Jun 13 2010
0 Shpërndarje
Lansohet 2010 Fifa World Cup

Loja nga EA tani ofrohet në platformat Wii, Sony, Playstation 3 dhe PSP e Xbox 360. Ajo veçohet me aksione të pafundme, grafika të afërta me realitetin dhe me sfida të niveleve të ndryshme.

EA Sports 2010 Fifa World Cup ju lejon që të krijoni argëtimin për Kampionatin Botëror në formën tuaj, dhe ju përmes saj keni rastin që të merrni njërën prej 199 ekipeve, duke përfshirë edhe kombëtaren e Shqipërisë, dhe ta dërgoni në finale e të shikoni sesi ata festojnë me kupën e fituar.

Ndeshjet do të mund t’i luani në 10 stadiumet zyrtare të cilat padyshim që i keni parë edhe në ndeshjet e këtij kampionati.

Disa gjëra tjera që vlen të përmenden janë mundësia edhe për të luajtur multiplayer online apo offline, me deri në 4 lojtarë kundër njëri-tjetrit.

Përveç kësaj, loja ofron edhe një modus të ri të quajtur Global Elemination (Eliminim Global). Kjo paraqet një formë argëtimi eliminues multiplayer me deri në tre miq. Zgjidhni shtetet tuaja të preferuara dhe formon strategjitë sipas dëshirës suaj, krijoni aleanca dhe luftoni me rivalët tuaj derisa të mbetet vetëm një.

Lajmet e fundit>