Harduer

Lansohet Tiki, kompjuteri më i fuqishëm në botë

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Lansohet Tiki, kompjuteri më i fuqishëm në botë

Ndërtuesi i sistemeve Builder, Falcon Northwest, ka treguar se çka është kompjuteri më e fuqishëm në botë.

Me një gjerësi prej vetëm 4 inçësh, Tiki është i ngjashëm me madhësi e Alienware x51, por ofron më shumë opsione, konfigurim më të lartë dhe harduerin më të mirë. Njësia bazë fillon me një çmim prej 1,827$ me procesor Core i5-3450, kartelë grafike GeForce GTX 560 Ti 1GB, RAM DDR3 8GB 1866MHz, hard disk 2TB, hyrje për lexues/shkrues DVD, si dhe audio të integruar.

Çmimi mund të shkojë deri 5,000$ me parametra si, procesor Core i7-3770K, Nvidia GeForce GTX 680 2GB, 16GB RAM, SSD, hyrje për lexues Blu-ray dhe hard disku mund ta kalojë edhe kapacitetin prej 2TB.

Pavarësisht zgjedhjes suaj, Tiki shitet me CPU me ftohje të lëngshme, Windows 7 64-bit, garancion 3 vjeçar dhe bazë të lëmuar graniti 2.7 kg që e parandalon rrëzimin e këtij sistemi të rëndë.

Për krahasim, Alienware x51, parametrat e tij më të lartë janë, çmimi 1,499$ që ofron procesor Core i7-3770, kartelë grafike Nvidia GeForce GTX 555 1GB, RAM 16GB, hard disk 2TB dhe një port për lexues Blu-ray. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduerpc
Lajmet e fundit>