Lajmet

Lansohet logo.al

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
Lansohet logo.al

Sipas përshkimit të faqes shqiptare thuhet se Logo.al është një vend i shkëlqyer për dizajner që të ngarkojnë dizajnet e logove të tyre dhe detajet e tyre profesionale në mënyrë që të përfitojnë vëmendje, njohje dhe klientë të mundshëm.

Logo.al iu ofron të gjithëve këtë mundësi dhe natyrisht falë ndërfaqes së saj të thjeshtë të përpunuar me mjaft kreativitet nga ekipi i Trokit, ekspozimi i dizajneve është i përshtatshëm për të gjithë.

Ueb faqja veçse ka filluar të popullohet me logo (mbi 75 logo të ngarkuara në formatin vektorial), ndërsa në këtë aspekt sigurisht ka ndikuar ajo se çdo gjë është pa pagesë dhe e tëra që ju duhet është ose të regjistroheni në ueb faqe dhe të krijoni në llogari në mënyrë që të ngarkoni logo dhe të dihet më shumë se të kujt janë ato dizajne, ose të ngarkoni drejtpërsëdrejti logon tuaj pa e ruajtur në asnjë llogari.

E tëra që ju mbetet juve si dizajner është që të vizitoni këtë ueb faqe dhe të ngarkoni punimet tuaja në mënyrë që ato t’i shohin klientë potencial.

Kurse për neve si media logo.al paraqet një vegël të dobishme sepse aty do të gjejmë shumë logo të bizneseve që shpeshherë na duhen për ndonjë temë të caktuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>