Harduer

Lansohet Nikon D3100

Aug 19 2010
0 Shpërndarje
Lansohet Nikon D3100

Nikon D3100 ofron sensor CMOS 14 megapikselësh dhe incizion filma në format 1080p. Procesori i ri EXPEED2 përmison kualitetin e fotografisë dhe ka funksione si autofokus kontinual dhe incizim në HD. ISO rangon prej 100 deri 12,800, ka 11-pikë sistemi autofokus, dhe ekran të madh 3 inç. D3100 do të shitet me lensën e Nikon-it 18-55mm me çmim prej 700 dollarë kah mesi i Shtatorit.

Nikon gjithashtu ka prezantuar edhe lensën 55-300mm f4.5 – 5.6 ED me çmim prej 400 dollarësh, ato 24-120mm f4G ED VR dhe 28-300mm f3.5-5.6G ED VR për 1,050 dollarë dhe 1,300 dollarë, respektivisht. Dhe së fundmi, 85mm f1.4G prime lensa do te kushtoje 1.700 dollarë. Te gjitha këto do te dalin në shitje në Shtator. /pcworld.al

Lajmet e fundit>