Lajmet

Laptop (gjysëm) transparent nga Samsung

Jan 8 2010
0 Shpërndarje
Laptop (gjysëm) transparent nga Samsung

Në të vërtetë, modeli i prezantuar është vetëm një prototip, por përveç pamjes së këndëshme, display OLED i këtij modeli ka sipas Samsung një transparencë maksimale (kur monitori është i shuar) prej 40 përqind, ndërkohë që standarti sot është diku tek 25 përqind.

Ajo që nuk është për tu parë, është se sa një veti e tillë do të jetë e përshtatshme për punët e përditshme – një monitor transparent duhet të ketë ndjesi të ngjashme me dritaret transparente të sistemit, por sa prej jush përdorin opsione të tilla?!

Teknologjia ka shumë mundësi të mbetet këtu ku është (pra vetëm një prototip) përsa i përket monitorëve të kompjuterave, por Samsung planifikon që tani të eksperimentojë me të në luajtësit MP3 apo pajisje të ngjashme ku saktësia dhe qartësia e shikimit nuk janë aspekte kryesore dhe ku transparenca do të ishte një ekstra e mirëpritur.

Lajmet e fundit>