Lajmet

Laptopë çuditërisht të tkurrur

Jun 29 2009
0 Shpërndarje
Laptopë çuditërisht të tkurrur

Këto mikromakina, të përqëndruara vetëm në përdorimin e disa programeve, mund të mbajnë dhe përballojnë një procesor teksti, navigim bazë në internet, dhe ndoshta pak më tepër se kaq. Atëherë pse duhet t’i konsideroni këta kompjutera? Çmimi! Meqenëse kushtojnë rreth $500, ata janë sisteme fi lluese për shkolla dhe për përdorim të lehtë në mjedis biznesi, me çmim të kapshëm nga të gjithë.

Performanca mund të përmirësohet me ardhjen e gjeneratës tjetër të këtyre makinave, falë procesorëve të përmirësuar Via C7 dhe Intel Atom, të cilët do të jenë në treg së shpejti. Por mos prisni që ndonjë nga këta dy procesorë të jetë në gjendje të përpunojë shumë mirë Windows Vista. Pjesa më e madhe e këtyre mininotebook përdorin sistemet operative Windows XP ose Linux, pa ndonjë sforco të dukshme. Nga modelet aktualisht në treg, unë do ju rekomandoja t’i hidhni një sy modelit HP 2133, vetëm sigurohuni të mos blini versionin me Windows Vista, nëse doni të prisni duke kërcitur gishtat sa të ngarkohen programet. Hapni sytë për makina të reja më të fuqishme, të cilat do hidhen në treg në vjeshtë.

Lajmet e fundit>