Lajmet

Laptopë të shtrenjtë me fuqi të lartë

Apr 27 2009
0 Shpërndarje
Laptopë të shtrenjtë me fuqi të lartë

 

altVGN-Z598U

fillon me 1499 dollarë, por modeli ynë testues kushtonte 4450 dollarë, falë dy disqeve me nga 128GB solid-state drive. Ky laptop ka procesorin 2.53 GHz Intel Core 2 Duo P9500 CPU, 4GB RAM dhe një kartë grafike të dedikuar nVidia GeForce 9300M GS GPU, në një kornizë të vogël, 12.4 me 1.3 me 8.3 inç.

WorldBench 6 ka arritur 107 pikë, që janë maksimumi që një laptop ultraportativ ka mundur të marrë, megjithëse peshon vetëm 3.3 pound. VGN-Z598U ka një monitor të gjerë 13.1 inç, që është i pastër dhe i qartë, edhe në prani të dritës së diellit.

Dizajni i tastierës së laptopit ka hapësirë të mjaftueshme mes butonave dhe promovon një përgjigje të shpejtë në veprime të tasteve. Hapësira e mausit është e gjerë dhe e ndjeshme; dy tastet e holla (me skanuesin e shenjave të gishtërinjve në mes tyre), janë si shirita, por ama të përshtatshëm.

Laptopi ka dy porte USB 2.0, lidhje FireWire, slot për karta PC Express dhe daljen HDMI (modeli bazë ka dalje VGA). Si shumica e laptopëve ultraportativë, Z598U ka sistem jo shumë të avancuar audio, me altoparlantë shumë të vegjël. Softuerët e instaluar janë Microsoft Works, disa programe për editim video dhe program për eksportim. 
Nëse planifikoni të merrni një harddisk mekanik në vend të SSD mund të kurseni 2000 dollarë nga çmimi përfundimtar.

 

VAIO VGN-Z598U | Sony
Makinë multimediale e fuqishme ka shumë opsione të shtrenjta.

Çmimi: 4450$
find.pcworld.com/62161

 

 

Lajmet e fundit>