Biznes

Laptopët e lirë rrisin përdorimin e pajisjeve wireless

Mar 9 2009
0 Shpërndarje
Laptopët e lirë rrisin përdorimin e pajisjeve wireless

altNjë numër i madh i pajisjeve wireless (pa tela) duke përfshirë edhe netbooks (laptop me madhësi më të vogël) janë shitur me çmime të ulëta nga transportuesit e wireless.

Kjo ndodhë pasi operatorët po luftojnë për përfitimin e klientëve gjatë krizës ekonomike botërore. AT&T Wireless konfirmoi se gjatë javës së kaluar ka shitur dy lloje të netbooks Dell dhe Acer për një çmim prej 99 dollarësh.

Por, klientët duhet ta pranojnë një kontratë 2 vjeçare për shërbime me të dhëna, shërbime këto që kushtojnë 60 dollarë në muaj.

Një zëdhënës i kompanisë AT&T tha se transportuesit dëshirojnë t’i shesin të gjitha llojet e pajisjeve pa tela, të cilat punojnë në rrjetin e vet duke përfshirë edhe lexuesit e e-librave, kamerave pa tela dhe pajisjeve të navigimit për veturë.

Ndërkohë që AT&T bën të ditur se kompania është e lumtur që u ofron konsumatorëve shërbime me çmime të lira, ngase kjo strategji ndihmon në ndërtimin e bazës për shërbimet e konsumatorit. Megjithatë konsumatorët duhet të kenë kujdes, ngase nëse e kalojnë limitin e shërbimeve të ofruara për një muaj nga ndonjë kompani, atëherë do të rriten edhe pagesat.
 

Lajmet e fundit>