Harduer

Laptopët e rinj Acer për bizneset me Chrome OS fillojnë nga 649 dollarë

Aug 4 2018
0 Shpërndarje
Chromebook 13 Spin ka ekran me prekje me bosht 360 gradë dhe mund të përdoret edhe si tablet. Laptopët e rinj Acer për bizneset me Chrome OS fillojnë nga 649 dollarë

Pasi prezantoi laptopët e parë Chrome Os për bizneset, Acer dha sot një datë kur do të dalin në shitje dhe sa do të kushtojnë.

Shitjet e Chromebook 13 dhe Chromebook Spin 13 fillojnë në Shtator. Të dy modelet kanë trup prej alumini, ekran me prekje 13.5-inç me rezolucion 2256×1504 piksel dhe xham Gorilla Glass.

Çmimet për Chromebook 13 do të fillojnë nga 649 dollarë për Intel Core i3 me 8GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Për 100 dollarë më shumë konsumatorët marrin procesorin i5.

Chromebook 13 Spin ka ekran me prekje me bosht 360 gradë dhe mund të përdoret edhe si tablet.

Versioni bazë me procesor Core i3, 8GB RAM dhe 64GB memorie kushton 749 dollarë.

Modeli më i shtrenjtë vjen me Core i5, 16GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Me këto laptopë Acer shënjestron kompanitë punonjësit e të cilave punojnë me shërbime cloud. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>