Harduer

Laptopët e rinj nga Acer përfshijnë një kamerë 3D me sensorë lëvizjeje

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
Laptopët e rinj nga Acer përfshijnë një kamerë 3D me sensorë lëvizjeje

acer-v-17-nitro-black-editionKompania Acer do të paraqitet denjësisht në CES 2015 me produktet e reja inovatore. Acer do të prezantojë në këtë event një version të laptopit V 17 Nitro i cili përmban një kamerë Intel Real Sense 3D. Sensorët e fuqishëm i japin mundësinë përdoruesve të kontrollojnë lojërat dhe aplikacionet e reja të laptopit me lëvizjet e duarve.

Nëqoftëse ju jeni kreativë, kjo kamerë do të skanojë fytyrën tuaj dhe do ta përdorë atë në formën e karaktereve të lojërave. Ai ka një procesor quad core 2.5GHz core i7, grafika GeForce GTX 860M dhe një hapësirë 1TB. Acer ka lajmëruar se laptopi do të hidhet në treg brenda këtij muaji.

Ky nuk është produkti i vetëm që kjo kompani do të prezantojë në CES ku do të debutojnë për herë të parë dhe Ultrabook Aspire R 13 dhe Aspire S7 që do të jenë të pajisur me gjeneratën e pestë të procesorëve Intel Core. Edhe këta dy modele do të jenë të disponueshëm për blerje në muajin janar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>