Harduer

Laptopët e rinj të Lenovo vinë me procesorë Xeon dhe karta grafike Nvidia Quadro

Aug 14 2018
0 Shpërndarje
Kartat grafika diskrete Nvidia Quadro P2000 fshihet pas ekrani me rezolucion 1920x1080 piksel ose 3840x2160 piksel. Laptopët e rinj të Lenovo vinë me procesorë Xeon dhe karta grafike Nvidia Quadro

Nëse jeni në kërkim të një laptopi 13-inç Ultrabook, laptopët e punës të Lenovo mund të jenë përgjigja që keni pritur prej kohësh.

ThinkPad P1 ngjan me një Ultrabook 15-inç, por në brendësi ka një procesor Xeon, deri në 64GB RAM dhe deri në 4TB memorie SSD.

Kartat grafika diskrete Nvidia Quadro P2000 fshihet pas ekrani me rezolucion 1920×1080 piksel ose 3840×2160 piksel.

Konektiviteti bazohet në dy porta Thunderbolt 3 USB-C, dy USB 3.1 Type A, një HDMI 2.0, një mini-gigabit Ethernet, një portë 3.5 mm kufjesh, një portë microSD si dhe Wi-Fi 802.11ac dhe Bluetooth 5.

Nëse kërkoni më shumë, atëherë mund të zgjidhni P72. Ekrani 17-inç, grafikat Quadro P5200, deri në 128GB RAM dhe deri në 6TB memorie do të përmbushinin kërkesat e shumë profesionistëve.

Përdorimi i procesorëve Xeon dhe grafikave Quadro i certifikon laptopët në fjalë si të përshtatshëm për AutoCAD, CATIA, Maya e një mori aplikacionesh të tjera inxhinierike.

Të dy sistemet kanë skanerë të shenjave të gishtërinjve, kamera IR për autentikim biometrik, RAID 0 dhe RAID 1 /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>