Harduer

Laptopët e rinj Zbook të HP të klasit “Workstation” me procesorë Xeon dhe grafika profesionale

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Ato kanë porta Thunderbolt 3, memorje DDR4, procesorë Intel Kaby Lake Core dhe Xeon, dhe grafika më të fundit nga Nvidia e AMD. Laptopët e rinj Zbook të HP të klasit “Workstation” me procesorë Xeon dhe grafika profesionale Photo Source: HP

Linja Mac Pro e Apple është injoruar prej kaq shumë kohësh saqë edhe kompjuterat e punës po e lënë pas në veçori dhe performancë.

Një shembull është laptopët më të fundit ZBook të HP të cilët u prezantuan ditën e sotme. Këta laptopë të fuqishëm të cilët quhen “mobile workstations” ka potencial të nivelit Mac Pro duke shkëlqyer në shumë aspekte.

Ato kanë porta Thunderbolt 3, memorje DDR4, procesorë Intel Kaby Lake Core dhe Xeon, dhe grafika më të fundit nga Nvidia e AMD.

Mac Pro ka porta Thunderbolt 2, grafika të vjetra AMD, memorje DDR3 dhe procesor Intel Xeon me arkitekturën Ivy Bridge.

Laptoët Zbook vinë në tre variante: 14 inç, 15.6 inç dhe 17.3 inç e madje me gjysmën e çmimit të Mac Pro. Nga ana tjetër Apple ka thënë se do të përditësojë Mac Pro në 2018-ën ose 2019-ën.

Zbook 17 është më i fuqishmi me 4 Terabajt memorje, 64GB RAM dhe procesor Intel Xeon E3 v6 ose Core i5/i7. Ka dy porta Thunderbolt 3 dhe mbështet dy ekrane 4K falë kartës grafike Quadro P5000. Laptopi mund të konfigurohet me ekran 4K dhe USB 3.0. Kostoja fillestar e tij është 1,519 dollar.

Zbook 15 ka veçori të ngjashme me Zbook 17 por një hap pas. Ka 3 Terabajt memorje dhe grafika Nvidia Quadro M2200. Edhe ky laptop mund të konfigurohet me 4K dhe ka kosto fillestare 1,419 dollar.

Zbook Studio i cili fillon nga 1,399 dollar është i ngjashëm me Zbook 15 por më i hollë dhe më i lehtë. Normalisht ka më pak veçori si gjysmën e RAM dhe gjysmën e kapacitetit të memorjes. Nisur nga madhësia, vetëm Quadro M1200M zë vend në këtë laptop.

Laptopët janë në shitje në mbarë botën nga dita e sotme. HP gjithashtu prezantoi edhe Zbook 14u me ekran 14 inç dhe procesorë Core i5/i7. Çmimi i tij nuk u zbulua. /PCWorld Albanian

Tags >

HPZbook
Lajmet e fundit>