Harduer

Laptopët më të mirë për biznes

Aug 30 2008
0 Shpërndarje
Laptopët më të mirë për biznes

Problemi është se jo të gjithë e shohin njësoj stilin e punës dhe laptopin që përdorin. Secili ka karakteristika dhe kërkesa të veçanta për laptopin. Profesionistët e tejzënë me punë duan të kenë një laptop të shpejtë e të lehtë në peshë, që t’i përshtatet jetës së tyre në lëvizje. Njerëz të tjerë dëshirojnë fuqi procesuese të bollshme dhe një ekran të madh, që vetëm një kompjuter desktop mund ta ofrojë. Në anën tjetër të kësaj harte janë gjithë të tjerët, përdoruesit që dëshirojnë të kombinojnëfuqinë e arsyeshme të procesimit, me fleksibilitetin për ta marrë laptopin kudo. Shumica e blerësve, pa marrë parasysh se cilën makineri e favorizojnë, dëshirojnë të gjejnë një laptop që do të ishte një përzierje e performancës së lëvizshme me qëndrueshmëri të lartë të baterisë Këtë muaj pra, jemi marrw me zgjidhjen e kësaj dileme. Kërkuam mes laptopëve, duke i ndarë në tri kategori si: zëvendësim i desktopit, laptop universal dhe ultra-i-lehtë.

 

Zgjodhëm nga një laptop prej secilës kategori, që ofron kombinimin më të mirë të efektshmërisë dhe jetëgjatësisë. Gjithë elementët e tjerë i konsideruam dytësorë. Kjo do të thotë se çmimi nuk ishte faktor vendosjeje në kërkimin për laptopin më të mirë edhe pse çmimet e arsyeshme për dy nga modelet fituese, do të tërheqin besoj vëmendjen tuaj.

Zëvendësuesi i Desktopit

Është befasuese se si një model i ri nga grupi i zëvendësuesve të desktopit hyn në Qendrën e Testimit dhe fiton si Zgjedhja Më e Mirë. Micro Express IFL9025 është një nga laptopët e parë të bazuar në procesorin Intel Penryn, e që vjen, nga linjat e prodhimit të fabrikave, drejt e në zyrat tona. IFL9025 është i pajisur mirë me hardware dhe ka arritur pikë të larta në testin tonë World Bench 6. Ka një procesor të Intel të bazuar në 45-nanometer, 2.5-GHz Core 2 Duo T9300. Ky procesor edhe pse nuk është më i shpejti i familjes Penryn, kishte fuqi më shumë se sa i duhej, për të kryer çdo detyrë biznesi që ne i dhamë. Pas testimit arriti 97 pikë në World Bench 6, vend që e radhit me Eurocom D900C Phantom-X (find.pcworld.com/60817) dhe largon nga lista Qosmio G45-AV690 të Toshiba, i cili kishte 94 pikë në këtë test. Të dy janë makina krahasuese për zëvendësim të desktopit. Ky laptop gjithashtu ka edhe një harddisk të bollshëm me kapacitet 200 GB. Duke anashkaluar produktivitetin e biznesit, një arsye tjetër e madhe pse duhet të konsideroni blerjen e një zëvendësimi të desktopit, është mundësia e argëtimit me lojëra në të. IFL9025 ka një kartë grafike nVidia GeForce 8600M GT me 512MB memorie të dedikuar. Kjo kartë është më shumë nga sa i duhet për të luajtur lojëra si Far Cry, e cila është në qarkullim prej katër vitesh. IFL9025 ka arritur të prodhojë 120 fps, që është një rezultat i mirë për një lojë si Far Cry, por mund të përballojë shumë mirë edhe lojërat që gjenden në raftet e dyqaneve sot. Megjithëatë mos prisni të luani lojëra si Crysis, në rezolucion maksimal e me të gjitha tiparet e vendosura në maksimum. Shumica e laptopëve nukjanë bërë për lojëra, kështu që mos kërkoni shumë dhe mos i aktivizoni të gjitha tiparet e lojës nëse nuk doni të shihni probleme. Ne presim që një model i ardhshëm t’ia kalojë në performancë IFL9025. Alienware Area-51 m15x është një makinë vërtetë që të jep ndjenjën e zëvendësimit të desktopit, duke pasur 4GB RAM dhe Penryn CPU. Përdor dy karta grafike 8800m GTX në Scalable Link Interface (SLI). Ky laptop është më i fortë se ndonjë desktop mesatar për lojëra.Sa i përket qëndrueshmërisë së baterisë, duhet të mos shpresoni shumë kur bëhet fjalë për këto lloj makinash, pasi këto shpenzojnë shumë energji. Ky lloj laptopi ka arritur të punojë pas një karikimi pak më shumë se 4 orë. Micro Express IFL9025, radhitet i dyti në këtë aspekt, duke arritur 3 orë e 53 minuta, rreth 12 minuta më gjatë se gjithë zëvendësimet e tjera të desktopit. Çka na ka befasuar është çmimi, 1199$! Megjithëse çmimi nuk është faktor në këtë rishikim, është vështirë të injorohet një ofertë kaq e mirë sa kjo.

Llaptop Universal

Laptopi i lehtë, por jo shumë i qetë, VAIO VGN-SZ791N është realisht universal. Edhe pse ka peshën e një laptopit ultra të lehtë, 1.8 Kg, me monitor 13.3 inç, kjo makinë ka fuqinë e një kali në hipodrom dhe është ndërtuar posaçërisht për biznes. Në fakt, kur bëhet fjalë për vrapim në World Bench 6, SZ791N është i pandalshëm. Me 94 pikë, ka tejkaluar më të afërmin e këtij grupi Fujitsu Lifebook A6120 (find.pcworld.com/60785) me 10 përqind epërsi dhe ka mbajtur epërsinë ndaj modeleve tjera të fuqishme, të zëvendësimeve të desktopit. Kjo epërsi mundësohet nga kombinimi i procesorit Intel 2.5-GHz Core 2 Duo T9300 CPU dhe karta grafike nVidia 8400 GS GPU, që gjenden brenda kësaj makine. Edhe kjo makinë ka një procesor Penryn, si tek zgjedhja më e mirë për zëvendësimin eGladstonedesktopit. Sony ka përshtatur shumë mirë procesorin për këtë njësi të lëvizshme. Me gjithë masën e vogël të laptopit, ai mban një harddisk 250 GB. Sa i përket qëndrueshmërisë së baterisë, SZ791N, nuk ka arritur ndonjë sukses të lakmueshëm, me 3 orë e 50 minuta me një mbushje. Kjo është pak më mirë se mesatarja e laptopëve të tjerë universalë. Butoni për menaxhimin e energjisë, i vendosur në tastierë, ofron mundësitë Speed dhe Stamina, gjë që menduam se do të siguronte më shumë kohë për të punuar, por nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Këto zgjidhje njëhapëshe, kombinojnë një numër tiparesh, por ne nuk e kemi parë si përmirësim. Kursimi i energjisë për të kryer këto veprime është i pandjeshëm. Disa nga laptopët ofrojnë më shumë produktivitet se SZ791N, por makina me qëndrueshmëri më të lartë në grupin e laptopëve universalë është HP Pavilion dv2660se (find.pcworld.com/60786). Ishtenjë maratonist i vërtetë, që arriti të punojë për 6 orë e 19 minuta, me një bateri me 12 qeliza, me të cilën ishte dërguar nga fabrika. Sidoqoftë, Pavilion nuk pati shumë sukses, pasi procesori i tij nuk arriti të kalojë mesataren që kanë laptopët universalë në testin tonë WorldBench 6. Kur çmimi nuk është faktor, Sony VAIO VGN-SZ791N ofron një zgjidhje solide. Edhe pse kushton 2500$, kjo makinë e fuqishme mund të punojë afërsisht 4 orë.

Ultra të Lehtë

Laptopët ultra-të-lehtë zakonisht bëjnë shumë sakrifica në hardware, por jo linja e Lenovo Think Pad. Të qëndrueshëm dhe të përgatitur për biznes, këta PC performojnë nën presion. Në fakt shumë njësi të Lenovo rregullisht hyjnë në Top 10 të laptopëve ultra-të-lehtë. ThinkPad X61 nuk është laptopit më i shpejtë që mund të gjeni, por falë procesorit Intel 2-GHz Core 2 Duo T7300 është radhitur i katërti në testin tonë WorldBench 6,duke kapur 75 pikë, që nuk është pak për një makinë ultra-të-lehtë. Laptopi i vetëm ultra i lehtë që mori pikë më të mira ishte Micro Express JFT2500 (find.pcworld.com/60789). Problemi është në dallimin e madh që ekziston mes performancës dhe qëndrueshmërisë së laptopëve ultra-të-lehtë. Çdo model që arrinte pikë të mira në testin e performancës, ngelte mbrapa në testin e baterisë dhe e kundërta. Për shembull, JFT2500, laptopi ultra-i-lehtë më i shpejtë që kemi testuar, nuk i afrohet fare qëndrueshmërisë së duhur të baterisë. Ky nder i shkon Asus U2E, i cili shitet me bateri standarde dhe një bateri ekstra me gjashtë qeliza, që pati një qëndrueshmëri absurde prej 7 orë e 11 minuta në testet tona. ThinkPad X61 gjithashtu ka një bateri me qëndrueshmëri ekstra, por punoi rreth një orë më pak se U2E pas një mbushje (6 orë, 14 minuta të jemi më të saktë). Përkundër kësaj, 6 orë është kohë e mirë që një laptop të kalojë në testin tonë të baterisë. Siç thamë në fillim, kërkimi i këtij muaji ishte për të gjetur laptopin ideal dhe Think Pad X61 radhitet si më i miri në kategorinë e tij. Është duke u plakur se ka dalë në treg vitin e kaluar, por nuk mund të diskutohet suksesi i tij. Duke konsideruar se modelet e Lenovo me 12.1 inç fillojnë me çmime rreth 1000$, këto janë disa nga ofertat të mira për xhepat tuaj.

Lajmet e fundit>