Analiza

Laptopët më të mirë për muajin korrik 2011

Jul 30 2011
0 Shpërndarje
Laptopët më të mirë për muajin korrik 2011

Asus G74SX-A2 

Asus G74SX-A2 është një prej modeleve më të mira për muajin korrik. Laptopi veçohet me ekran Full HD, SSD dhe Blu-ray, ndërsa përveç kësaj ai ka edhe fuqi të jashtëzakonshme për një përvojë maksimale në argëtim. 

Të mirat: Performanca, Dizajni i bukur dhe i mprehtë, tastiera e mirë, temperatura e ulët pavarësisht performancës së lartë dhe kualiteti i lartë i zërimit me THX Software. 

Të këqijat: I rëndë edhe pse është DRU (Desktop Replacement Unit), nuk ka softuerë për ueb kamerë.

Lexoni më shumë rreth Asus G74SX-A2 në analizën e përgatitur nga laptopmag.

HP Pavilion dm4t

HP Pavilion dm4t me një trup të aluminit, lexues të shenjave të gishtërinjve dhe bateri të fuqishme, ky laptop është një zgjidhje e shkëlqyer me një çmim të mirë.

Të mirat: Dizajni i bukur dhe i qëndrueshëm nga alumini, kualiteti i mirë i zërimit, lexuesi i shenjave të gishtërinjve, jetëgjatësia e baterisë, teknologji e përmirësuar CoolSense, etj.

Të këqijat; kartela grafike e dobët dhe opsionet e kufizuara të konfigurimit. 

Lexoni më shumë rreth HP Pavilion dm4t në analizën e përgatitur nga laptopmag.

MacBook Air

13 inçëshi është përmirësuar me një Core i5 edhe më të mirë, ka një tastierë të ndriçuar dhe përkrahje për Thunderbolt.

Të mirat: Ekrani i ndritshëm dhe i mprehtë, tastiera e ndriçuar, performancë pothuajse e dyfishuar krahasuar me modelin e fundit, mbështetje për Thunderbolt, trackpad të fuqishëm, etj.

Të këqijat: SD kartelat qëndrojnë jashtë kur vendosen në port

Lexoni më shumë rreth MacBook Air në analizën e përgatitur nga laptopmag.

Lenovo ThinkPad T420s

ThinkPad T420s ka një performancë të jashtëzakonshme, tastierë të shkëlqyer dhe ekran një rezolucioni të lartë, që asnjë 14 inçësh tjetër në këtë çmim nuk mund ta sfidojë.

Të mirat: Dizajni i lehtë dhe i qëndrueshëm, Ekran me rezolucion të lartë, Performanca e fortë, Tastiera e shkëlqyer

Të këqijat: jetëgjatësia e dobët e baterisë, zërimi jo cilësor, etj. 

Lexoni më shumë rreth Lenovo ThinkPad T420s në analizën e përgatitur nga laptopmag. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>