Harduer

Laptopi 9,000 dollarësh i Acer është i pari në botë me ekran të lakuar

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Laptopi 9,000 dollarësh i Acer është i pari në botë me ekran të lakuar

predator_21xSikur laptopët e lojërave të mos ishin mjaftueshëm të shtrenjtë, Acer po shkon një hap më tutje me laptopin e frikshëm Predator 21X çmimi i të cilit u bë i ditur ditën e sotme.

Makineria me kosto 9,000 dollar ka një ekran të lakuar 21 inç me rezolucion 2560×1080 piksel dhe frekuencë 120Hz.

Në brendësi të tij gjendet një procesor Core i7-7820HK Kaby Lake mbështetur nga dy karta grafike GeForce GTX 1080 në konfigurimin SLI.

Dy komponentët do të shoqërohen nga 64GB RAM, 1 Terabajt hardisk dhe katër disqe solide 512GB.

Do të gjeni një tastierë mekanike në madhësi të plotë dhe një panel numerik. Komponentë të tjerë janë katër bokse, dy ushqyes, pesë ajrues dhe nëntë gypa nxehtësie.

Të gjitha këto së bashku e dërgojnë peshën e laptopit në 8.8 kligram. Laptopi del në shitje në muajin shkurt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>