Analiza

Laptopi HDX18 nga HP, një mrekulli multimediale

Feb 26 2009
0 Shpërndarje
Laptopi HDX18 nga HP, një mrekulli multimediale

Seria HDX e HP është një djall multimedial. Duke u nisur nga gjerësia dyfishe me mjaft hapësirë për tastierë të plotë, deri tek lidhjet dhe portet e mjaftueshme, modeli HDX18 është një zëvendësim me stil i desktopit.
Në testin tonë WorldBench6, ka arritur 102 pikë. Kjo makinë është më shumë se e fuqishme për të luajtur ndonjë lojë apo ndonjë video, falë procesorit 2.8-GHz Core 2 Duo CPU (T9600), 4 GB RAM dhe kartë grafike nVidia 512 MB GeForce 9600M GT GPU.
Modeli HDX18 është gjigant, peshon 8.9 pound, në një kasë me dimensione 17 me 11.26 me 1.72 inç. Gjithçka, nga filmat Blu-ray, deri te lojërat më të reja, duken shkëlqyer në ekranin e madh me diagonale 18.4 inç.
Tastiera radhitet pas linjës ThinkPad të Lenovo sa i përket ndjeshmërisë, ndërtimit dhe përgjigjes ndaj klikimeve. Më pëlqejnë gjithashtu shumë butonat multimedialë. Aplikacionet e para-instaluara përfshijnë HP Media Smart. Paneli i prekjes që duket si pasqyrë ka një ndjenjë shumë të butë. Butonat e gjatë metalikë të miut duken të fuqishëm.
Modeli ynë testues ka ardhur me portet eSATA dhe HDMI, katër porte USB 2.0, portin FireWire, lexuesin për lloje të ndryshme kartash multimediale dhe një slot për ExpressCard.
Siç ishte konfiguruar, makina kushtonte rreth 2300 dollarë. Nëse kjo është shumë shtrenjtë për ju, mos inkuadroni të gjitha opsionet ekstra dhe paguani modelin bazë 1400$.

 

Lajmet e fundit>