Lajmet

Laptopi i parë Corei7

Mar 4 2009
0 Shpërndarje
Laptopi i parë Corei7

Nëse jeni duke kërkuar për performancën më të lartë në faktorin mobil, atëherë nuk keni çfarë të kërkoni më pasi Eurocom, paraqiti një laptop të ri Phantom-i7. Stacioni punues do të jetë i pajisur me një procesor Corei7 Extreme ose me një procesor tjetër të pa shpalosur ende, të bazuar në procesorin Xeon X5580.

Makina në fillim do të ketë deri në 12GB memorie, ndërsa më vonë gjatë vitit kjo RAM memorie do të kalojë në 24GB dhe do të përcillet edhe me katër hard disqe. Duke pasur parasysh peshën dhe aftësitë e kësaj makine, koha e premtuar e baterisë prej 60 minuta nuk është diçka për t’u përqeshur.

Të kalojmë së pari këtë hap. Phantom-i7, që gjendet i pozicionuar në serinë momentale Phantom-X të Eurocom, nuk është një laptop që do ta blinit tek Best Buy. Është dizajnuar të jetë një stacion mobil punues ose të shfrytëzohet si server punues për inxhinierë që gjenden me punë në rrugë dhe është një pajisje që ofron performancën më të lartë kompjuterike të mundshme.

Në zemrën e këtij sistemi gjendet një procesor qoftë Core i7-940 ose 965 Extreme, ose edhe një tjetër CPU i paparalajmëruar ende, Xeon X5580 (3.2 GHz). Sistemi 17 inç (1600 x 1050 pixel) do të përkrah deri në katër hard disqe (2TB në kombinim) në konfigurim RAID 0,1,5, megjithëse sistemet hyrëse do të jenë të limituara në tre HDD dhe 1.5 TB.

Hardueri tjetër që është i përfshirë në këtë mosntrum është dizajni me tre kanale që përkrah deri në 12GB RAM memorie (4GB për kanal) dhe deri në 24GB kur vendosen module 8GB, që do të jenë më të zakonshme më vonë gjatë këtij viti. Phantom-i7 vjen vetëm me një procesor të grafikës dhe atë me një 1GB Nvidia GeForce Go GTX 280 M Quadro FX3700M, dhe nuk ka një procesor grafik të ndarë që shpenzon pak energji, i cili do të përdorej në vend të kartelës grafike, kur nuk kërkohet përpunim 3D.

Laptopi me peshë prej 5.5 kg do të paraqitet në treg gjatë fundit të muajit mars ku çmimet pritet të fillojnë prej 3000 dollarë (filloni të kurseni), ndërsa sistemet e konfiguruara tërësisht sipas dëshirës mund të arrijnë deri në 5000 dollarë. Eurocom theksoi se konsumimi maksimal elektrik i sistemit CPU+GPU është përafërsisht 220 watt (150 watt për CPU dhe 70 watt për GPU), gjersa shpenzimi mesatar CPU+GPU pritet të jetë afër 180 watt.

Specifikat:
    * Intel Core i7
    * Intel X58 chipset
    * Momentalisht deri në 12GB DDR3 RAM
    * 1.5TB hard drive space
    * NVIDIA GeForce G280/9800GTX Quadro FX3700 Graphics (1GB DDR5 Memory)
    * 2.0 megapixel ueb kamerë
    * Blu-ray disk
    * Ekran: 17″ WUXGA 1920×1200 ose WSXGA+ 1600×1050

Lajmet e fundit>