Ja se si

Laptopi im ka rreth 20 drajverë të dëmtuar, si mund t'i rregulloj?

Aug 24 2009
0 Shpërndarje
Laptopi im ka rreth 20 drajverë të dëmtuar, si mund t'i rregulloj?

Nëse funksionon, psherëtini të lehtësuar, por kini parasysh që mund të keni korrigjuar vetëm një simptomë. Skanoni diskun duaj me SuperAntiSpyware (find.pcworld.com/62312) apo Malwarebytes(find.pcworld.com/62315),
apo me të dyja programet. Mundet gjithashtu të keni nevojë për CCleaner (find.pcworld.com/63017), i cili do të pastrojë probleme të tjera, jo qëllimisht të krijuara.
Po nëse SystemRestore nuk bën punë? Në këtë rast:

1. Shkoni tek Device Manager: zgjidhni Start•Run, type devmgmt.msc, dhe shtypni.

2. Çinstaloni të gjithë drajverët e dëmtuar duke klikuar me të djathtën mbi secilin dhe duke zgjedhur Uninstall.

3. Rindizni kompjuterin.

Windows do të gjejë dhe do riinstalojë të gjithë drajverët që mundet. Ata nuk do jenë domosdoshmërisht versionet më të reja dhe disa do të jenë xhenerike, duke kufizuar funksionalitetin e pajisjeve tuaja. Por kompjuteri juaj do punojë rregullisht dhe më pas do të mund të instaloni drajverë më të rinj nga CD-të, faqet web të prodhuesve etj.
Falënderime të gjithë miqve të PCworld që kontribuuan për përgjigjen e kësaj pyetjeje në temën origjinale  (find.pcworld.com/63280).

Lajmet e fundit>